Shkup, 30 nëntor 2022
Në raportin më të ri të FNM-së lidhur me miratimin e mjeteve nga Instrumenti për maturi dhe likuiditet të publikuar më 28.11.2022 theksohet se Banka Popullore vazhdimisht udhëheq politika të përshtatshme dhe përkatësisht reagon ndaj tronditjeve të ndryshme, duke e ruajtur me sukses stabilitetin dhe duke mbrojtur kursin e denarit. Lidhur me stabilitetin financiar, sistemi bankar është i kapitalizuar mirë dhe rezistent ndaj tronditjeve. Për këtë, siç theksohet në Raport, kontribuon edhe mbikëqyrja efektive, e cila funskionon sipas standardeve të larta ndërkombëtare, ka kornizë të fortë ligjore dhe rregullatore dhe praktika të përshtatshme operacionale. Gjatë zbatimit të funksioneve të saj, Banka Popullore zbaton standarde të forta për punë të përgjegjëshme dhe shkallë të lartë të transparencës në punë.
Marrëveshja e PLL-së do ta përforcojë rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, pas ndikimit të dy trondijeve të një pas njëshme nga pandemia dhe invazioni rus i Ukrainës dhe do ti përkrah përpjekjet për përforcim të rezistencës makroekonomike dhe financiare të shtetit në kushte të sfidave të rëndësishme nga mjedisi i jashtëm. Njëkohësisht, qasja deri te mjetet e Instrumentit të maturimit dhe likuiditetit të FNM-së do të ndihmojë në forcimin e rezervave devizore.
FNM-ja gjatë procesit të miratimit të PLL-së, mes tjerash, e vlerësoi përshtatshmërinë e politikës monetare, stabilitetin dhe mbikëqyrjen e sektorit financiar, politikën e kursit devizor, si dhe përshtatshmërinë e të dhënave statistikore. Në të njejtën kohë, vlerëson se në lidhje me të gjitha katër kriteret arrihen rezultate të forta, që tregon përgaditjen e mirë të Bankës Popullore në ballafaqimin edhe me sfidat e ardhshme.
- Politika monetare. Në kushte të rritjes së lartë të çmimeve globale të energjisë dhe ushqimit, të cilat shkaktuan rritje të inflacionit të përgjithshëm në vend, Banka Popullore reagoi në kohë, respektivisht filloi me masa monetare kah fundi i vitit 2021, me intervenime në tregun valutor për absorbim të likuiditetit të denarit. Nga prilli, Banka Popullore filloi edhe me ciklin e shtrëngimit të politikës monetare dhe me rritjen e normës bazë të interesit. Në atë mënyrë, mundësohet edhe rritja e diferencës së interesit lidhur me normën e BQE-së, për arsye të mbështetjes së kursit valutor të denarit. Banka Popullore gjithashtu bëri ndryshime edhe te normat e interesit te rezerva e detyruar, që të destimulohet kursimi në euro. Banka Popollore duhet të jetë e gatshme edhe për reagim të mëtejshëm.
- Stabilitet në sistemin financiar. Lidhur me stabilitetin e sistemit financiar, FNM-ja thekson se sistemi bankar është stabil, i kapitalizuar mirë, me burime stabile të financimit, me çka kryesisht mbështetet në depozita nga burimet e vendit dhe nuk ka rrezik për ndërprerje të burimeve të financimit lidhur me kreditë e bankave të hauja. Sipas vlerësimeve të FNM-së për nenin 4, është vërtetuar se nuk janë zbuluar probleme të cilat mund ta kërcënojnë stabilitetin e sistemit. Duke e pasur parasysh ngadalësimin global dhe kushtet e ashpërsuara financiare, Banka Popullore forcoi monitorimin e bankave dhe duhet të vazhdojë me forcimin e kornizës së stres-testimit. Janë të nevojshme ndryshime të mëtejshme në rregullorën për përforcim të mandatit makroprudent të Bankës Popullore.
- Efikasiteti i mbikëqyrjes në sektorin financiar. Sipas Raportit të FNM-së, mbikëqyrja kryhet mbi bazë të fortë legjislative dhe rregullatore dhe praktikave të zhvilluara mirë, të përshtatura me standardet europiane, sipas vlerësimit nga nëntori i vitit 2021 nga Komisioni Europian. Banka Popullore vepron sipas rekomandimeve të Programës për vlerësim të detajuar të sektorit financiar (FSAP) për mbikëqyrje të sektorit financiar dhe janë marrë masa për avansim të ndjekjes së rrezikut sistematik, ndjekjes së likuiditetit, përgaditjen për ballafaqim me kriza, si dhe masa për avansim të kornizës së menaxhimit me kriza.
- Politika e kursit të këmbimit. FNM-ja arrin në përfundim se pozicioni i jashtëm i vendit është në pajtim me bazat dhe marrëveshja e re PLL do të jetë mbështetje për rezervat valutore.
- Transparenca e Bankës Popullore. Bordi ekzekutiv i FNM-së si një prej kritereve e shqyrtoi edhe transparencën dhe integritetin e të dhënave, me çka edhe ky segment është i vlerësuar lartë, veçanarisht duke pasur parasysh se vendi aplikon standardin më të lartë statistikor të shpërndarjes së të dhënave të FNM-së - SDDS plus.