Rekomandimi për politikën monetare globale është të mbetet e relaksuar për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike për sa kohë që zgjat faza e pasigurisë, por edhe faza në të cilën pandemia do të vihet nën kontroll. Edhe ne si bankë qendrore do të drejtohemi nga rekomandimi i këtillë duke marrë parasysh specifikën e strategjisë tonë monetare dhe duke ruajtur kursin e këmbimit si një spirancë nominale.
Kjo u deklarua nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, në fjalën e saj përshëndetëse në mbledhjen e 25-të të Asociacionit të Tregjeve Financiare - ACI Makedonija, që u mbajt të premten.
Në fjalën e saj, guvernatorja theksoi se nga marsi këndej, Banka Popullore ka ndërhyrë në tregun e këmbimit valutor me shitje të valutave të huaja, ndërsa në muajt e fundit ndërhyrjet kanë qenë dukshëm më të moderuara. Ajo theksoi se rezervat valutore janë në nivel të lartë dhe rehatshëm, gjë që lejon ruajtjen e pozicionit të relaksuar aktual.
„Norma bazë e interesit është akoma në zonën pozitive, dhe kështu edhe margjina në raport me BQE-në mbetet pozitive. Sidoqoftë, duke pasur parasysh specifikën e regjimit tonë monetar, është e qartë se për ne nuk vlen kufiri më i ulët zero nominal dhe si rrjedhojë hapësira shtesë nuk është e pakufizuar. Kjo vlen edhe për çështjen e emetimit të likuiditetit shtesë, i cili sigurisht është një alternativë nëse është e nevojshme, por deri në pikën që nuk do të shkaktonte presion në tregun e këmbimit valutor.“ - theksoi Angelovska-Bezhoska.
Ajo gjithashtu iu referua sfidave lidhur me tregjet financiare në periudhën e kaluar, si dhe pritjeve për periudhën e ardhshme.
„Pasiguria dhe rreziqet për flukset ekonomike globale, por edhe për tregjet financiare globale mbeten jashtëzakonisht të larta, duke pasur parasysh pamundësinë për të parashikuar trajektoren e krizës shëndetësore. Për shkak të kësaj paraqitet nevoja që ne si politikbërës dhe natyrisht ju si pjesëmarrës të tregut të jemi të kujdesshëm në marrjen e vendimeve dhe menaxhimin e duhur të sfidave përpara.“ - porositi guvernatorja në fund të fjalës së saj.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}