Shkup, 30 shtator 2024
Guvernatorë të bankave qendrore, përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe komuniteti akademik ndërkombëtar nesër do të flasin për një sërë çështjesh aktuale në Konferencën e Dhjetë Jubilare Ndërkombëtare me temë "Bankat qendrore dhe operimi bankar qendror në mjedis kompleks: Shfaqja e përkushtimit dhe ruajtja e besueshmërisë", të cilën tradicionalisht e organizon Banka Popullore dhe këtë vit organizohet në bashkëpunim me Komitetin për restaurim Breton Vuds (KRBV).
Konferencën e nivelit të lartë do ta hapin presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova dhe përfaqësuesit kryesorë të institucioneve organizative, guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska dhe drejtori ekzekutiv i KRBV, Mark Uzan. Fjalë të hapjes në Konferencë do të mbajë edhe drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Europën, Alfred Kamer. Gjithashtu, në Konferencë do të marrin pjesë edhe guvernatorët e Moldavisë, Sllovenisë, Kroacisë, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës, anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Lituanisë, kryesuesi i Autoritetit Bankar Europian, drejtori ekzekutiv i Aleancës për Përfshirjen Financiare, përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, Bankës Europiane të Investimeve (BEI), Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankës Qendrore Europiane (BQE), si dhe institucione të tjera të njohura ndërkombëtare dhe përfaqësues akademikë.
Hapja e Konferencës është më 1 tetor 2024 dhe fillon në ora 9:00, ndërsa eventin mund ta ndiqni në LIDHJEN e mëposhtme.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}