Ruajtja e stabilitetit financiar të vendit është një prioritet. Rregullatorët financiar vazhdimisht punojnë për avancimin e analizave dhe monitorimin e rreziqeve sistemike, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare. Në takimin e sotshëm të rregullatorëve financiar, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, ministrja e Financave, Nina Angelovska, kryetarja e Komisionit për Letra me Vlerë, Nora Aliti, kryetari i Këshillit të Ekspertëve nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Klime Poposki dhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve nga Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional theksuan po implementohen përvojat më të mira në këtë fushë, në pajtim me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) në kuadër të Programit për Vlerësim të Sektorit Financiar (FSAP misionit).
Në diskutimin e takimit punues, theksi u vendos mbi aktivitetet që ndërmerren nga institucionet rregullatore, individualisht dhe bashkërisht, me qëllim harmonizimin e suksesshëm me direktivat evropiane dhe rekomandimet e FSAP misionit. Që në fillim të takimit, të gjithë institucionet shprehën gatishmërinë për implementim të këtyre aktiviteteve, pas së cilës më konkretisht u diskutua dinamika e zbatimit të tyre. U theksua që aktivitetet gjithashtu duhet të sinkronizohen, në mënyrë që të koordinohet zhvillimi i mekanizmave në periudhën e ardhshme, i cili edhe më tej do të përmirësonte stabilitetin e sistemit financiar.
Në takim u diskutua edhe për nevojën e thellimit dhe formalizmit të bashkëpunimit ndërmjet rregullatorëve financiar, me qëllim vendosjes së një kornize të përshtatshme makroprudenciale, në pajtim me direktivat e BE-së dhe rekomandimet e FSAP misionit. Sa i përket kësaj, Banka Popullore prezantoi një propozim tekst të një Memorandumi për bashkëpunim, i cili do të nënshkruhet së shpejti. Kjo konfirmon angazhimin e institucioneve rregullatore dhe vendosmërinë e tyre të palëkundur për vendosjen e një bashkëpunim edhe më të suksesshëm për forcimin e stabilitetit dhe prudencës së sistemit tonë financiar.
Gjithashtu, në takim u theksua se, procesi për forcim të mbrojtjes së konsumatorëve gjegjësisht përdoruesve të shërbimeve financiare ka filluar me sukses në pajtim me përvojën më të mirë evropiane.
Përfundimi i një serie aktivitetesh lidhur me forcimin e mëtejshëm të legjislacionit vendas dhe përvojave mbikëqyrëse të institucioneve rregullatore do të mundësojë garanci shtesë për qëndrueshmërinë e sistemit tonë dhe përgatitje edhe më të madhe të tij për absorbimin e goditjeve të mundshme.