Shkup, 30 gusht 2023
Harmonizimi i legjislacionit kombëtar me atë europian në fushën e sistemeve të pagesave ishte qëllimi më i rëndësishëm i Strategjisë për zhvillimin e sistemeve të pagesave, prej ku doli sjellja e Ligjit për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave. Ligji filloi të zbatohet nga fillimi i këtij viti, ndërsa Banka Popullore miratoi 26 akte nënligjore për zbatimin e tij. Rregullorja do të kontribuojë në inkurajimin e konkurrencës dhe inovacioneve dhe rritjen e mbrojtjes së konsumatorëve. "Në tërësi, krijuam kornizë ligjore për gjeneratën e re të teknologjive që do të mbështes inovacionet dhe do t'i bëjë pagesat më të thjeshta, më të sigurta dhe më të lira," thekson drejtori i Drejtorisë për Sisteme të Pagesave në Bankën Popullore, Igor Veliçkovski, në intervistë për e-publikimin ndërkombëtar “Lajme të bankave qendrore në sferën e pagesave”.
Veliçkovski thotë se legjislacioni i ri do të transformonte sistemet e pagesave, kryesisht përmes inkurajimit të konkurrencës dhe duke futur ofrues të rinj të shërbimeve të pagesave. Domethënë, nëse më parë vetëm bankat mund të ofronin shërbime pagese dhe vetëm institucione të caktuara mund të ofronin shërbime për transferimin ndërkufitar të parave, ajo tani ndryshon. Drejtori i Drejtorisë së Sistemeve të Pagesave thekson se ndër vite, e veçanërisht pas pandemisë, ka rritje të lartë të përdorimit të kartelave pagesore në tregti, si dhe të përdorimit të aplikacioneve celulare për transferimin e mjeteve monetare. Këto tendenca do të mbështeten dhe inkurajohen në të ardhmen me futjen e bankingut të hapur në vendin tonë, i cili do të sjellë më shumë përfitime për përdoruesit e shërbimeve të pagesave.
Nëpërmjet transpozimit të direktivave europiane në fushën e shërbimeve të pagesave, në kornizën legjislative kombëtare rritet edhe mbrojtja e konsumatorëve. Veliçkovski thekson se ofrohen më shumë informacione dhe informacione më të mira për konsumatorët e shërbimeve të pagesave, si dhe se çdo ofrues i shërbimeve të pagesave duhet të nënshkruajë marrëveshje kornizë të standardizuar me përdoruesit dhe në baza të rregullta t'i informojë ata për tarifat. Llogaria e pagesave me funksionet bazë është nivel më i lartë i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve, në të cilën përcaktohet lartësi e arsyeshme e tarifës që mund të ngarkohet për punën me këtë llogari. Risi shtesë sa i përket informimit të publikut është mundësia në një vend, në ueb faqen e Bankës Popullore, t'i krahasojnë tarifat për njëmbëdhjetë shërbimet më përfaqësuese të pagesave nga të gjithë ofruesit, me të cilën do të sigurohet edhe konkurrencë më e madhe ndërmjet ofruesve të shërbimeve të pagesave.
Në intervistë, drejtori i Drejtorisë për Sistemet e Pagesave flet edhe për tendencat në fushën e sferës së pagesave sa i përket aktiviteteve të ndërmarra nga rregullatorët në vend për zhvillimin e sektorit fintek dhe përfshirjen më të madhe financiare të popullsisë, bashkëpunimin ndërkombëtar, teknologjinë e shënimeve të shpërndara (blokçejn) dhe futjen e valutës digjitale të lëshuar nga banka qendrore. Intervistën e plotë e gjeni në linkun në vijim: https://cbpaymentsnews.com/assets/CBPN_Volume6/CBPN-2023_August_Vol6No8.pdf.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}