Shkup, 30 mars 2022
Edhe përkrah zhvillimeve të fundit në Ukrainë, në vend u ruajt stabiliteti makroekonomik, të cilët ndjeshëm e ndryshojnë kontekstin ekonomik global. Denari është stabil dhe do të qëndrojë ashtu, për këtë garanton instrumentimi i pasur monetar i Bankës Popullore, mbi të gjitha edhe niveli i lartë i rezervave të valutavë të huaja. Kjo u theksua në takimin e guvernatorës së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska me përfaqësuesit e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut Andi Aranitasi, ekonomistja kryesore e rajonit të BERZH, Ana Kreshiq dhe analistja ekonomike Olja Beliq.
Nga ana e përfaqësuesëve të BERZH i përshëndetën politikat e zbatuara nga Banka Popullore dhe ishin të vlerësuara si të përshtatshme për situatën momentale në funksion të ruajtjes së stabilitetit ekonomik.
Në takimin u diskutua në lidhje me situatën makroekonomike të ekonomisë së maqedonisë pas krizës shëndetësore dhe masat e marra me qëllim të tejkalimit të efekteve negative. Gjithashtu u theksua se Banka Popullore siguroi mbështetje të përshtatshme për aktivitetin ekonomik nëpërmjet masave monetare, si dhe masat e matura të cilat dhanë mbështetje të fortë kreditore gjatë gjithë periudhës dhe njëkohësisht u mundësua edhe mirëmbajtja e sistemit bankar.
Kriza në Ukrainë ndjeshëm e ndryshoi kontekstin makroekonomik si në kuadër global ashtu edhe vendor. Kjo do të thot një rrezik për rënie të ngritjes ekonomike dhe rrezik për rritje të inflacionit. Në kushtë të pasigurisë së madhe, Banka Popullore i përcjell me vëmendje informacionet dhe lëvizjet e ekonomisë. Nga ana e guvernatorës së Bankës Popullore u theksua se edhe përkrah gjendjes së mirë të rezervave valutore dhe likuiditetit të lartë historikisht të bankave, në dispozicion janë edhe masa tjera mbrojtëse me të cilat garantohet stabiliteti makroekonomik. Si shembull më të freskët Angellovska-Bezhoska e dha vazhdimin e qasjes të Bankës Popullore nga ana e Bankës Qëndrore Europiane (BQE) deri tek repo-linja prej 400 miliona eurove, me të cilat sigurohet likuiditet valutor shtesë nëse është e nevojshme. Kjo linjë nuk është shfrytëzuar deri tani. BEQ, të hënën, e vazhdoi për thuajse një vitë tjetër validitetin e repo-linjës për bankën tonë qëndrore.
Të dyja palët theksuan se paralelisht me masat dhe politikat e ndërmarra në kontekst me lëvizjet aktuale negative, vendi duhet të vazhdon të punon në reformat me të cilat në afat të gjatë do të rritet produktiviteti dhe rritja potenciale e ekonomisë. U theksua se përqëndrimi duhet të vendoset në digjitalizim dhe inovacion, me qëllim shfrytëzimin e përparësive komparative që i sjell teknologjia moderne.
Partneriteti i vendit tonë me BERZH daton që nga viti 1993. Gjatë kësaj periudhe BERZH ka mbështetur numër të madh të proekteve me vlerë prej 2,23 miliarda euro.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}