Nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe hulumtimit
Sot, në Shkup, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë e përfaqësuar nga Guvernatori Dimitar Bogov dhe Universiteti “Goce Dellçev” - Shtip i përfaqësuar nga Rektori Prof. D-r Bllazho Boev nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe hulumtimit.
Nëpërmjet zbatimit të kërkesave të këtij Memorandumi, pritet që në pesë vitet e ardhshme, të dy institucionet të bashkëpunojnë përmes organizimit të takimeve, tryezave të rrumbullakëta dhe konsultimeve. Në Memorandum përcaktohet që Banka Popullore dhe Universiteti të bashkëpunojnë edhe përmes ndërveprimit në organizimin e seminareve dhe punëtorive, si dhe të mundësojnë bashkëveprim të hulumtuesve të të dy institucioneve në çfarëdo forme bashkëpunimi në hulumtim shkencor që lidhet me përmbushjen e detyrave dhe qëllimeve të bankës qendrore.
Gjatë viteve të fundit, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe hulumtimit me disa institucione të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}