Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Bankës Popullore
Shkup, 29 maj 2020
Këshilli i Bankës Popullore mbajti mbledhjen e rregullt në të cilën shqyrtoi Informacionin vjetor për pagesat në vitin 2019. Të dhënat e prezantuara në Informacion vërtetojnë se qytetarët dhe kompanitë, pagesat në vend, gjithnjë e më shumë i kryejnë me ndërmjetësimin e bankave përmes përdorimit të transferimeve të kredive dhe kartave të pagesave. Totali i pagesave të kryera gjatë vitit të kaluar shënoi rritje vjetore prej 11,7%, duke u vërejtur një rritje më e shprehur e përdorimit të kartave të pagesave, me ç’rast pjesëmarrja e tyre në totalin e pagesave u rrit dhe u barazua me pjesëmarrjen e pagesave përmes transferimeve të kredive. Sa u përket transferimeve të kredive, në kuadër të Informacionit vjetore theksohet se transferimet elektronike të kredisë rriten intensivisht në krahasim me transferimet e nisura në letër. Me një rritje vjetore prej 5,2% të totalit të transferimeve të kredive gjatë vitit të kaluar, transferime e nisura elektronike të kredisë u rritën shpejt me një normë prej 6,2% krahasuar me transferimet e kredive të nisura në letër, që u rritën për 4,4%.
Sipas statistikës së pagesave për vitin e kaluar, pagesat me karta bëhen më të pranishme në blerjet e përditshme të produkteve dhe shërbimeve. Të dhënat tregojnë se vazhdon rritja intensive e pagesave në tregti me karta të pagesave dhe në nivel vjetor në vitin 2019 është 20,7%. Gjithashtu, rritet edhe numri i transaksioneve në pikat fizike të shitjes me 20,4%, por pagesat e pagesave me karta në internet rriten edhe më fortë me 29% në nivel vjetor. Kështu, përqindja e popullatës në vend që kryen blerje përmes internetit rritet vazhdimisht dhe vitin e kaluar arriti 29% nga popullata që ka përdor internet.
Në mbledhje, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi një Vendim të ri për metodologjinë e menaxhimit të rrezikut të likuiditetit, me të cilën kryhet harmonizim i mëtejshëm i rregullativës së vendit me standardet e Bazelit (Bazel III) dhe para së gjithash me dispozitat e Rregullativës së Bashkimit Evropian nr. 575/2013, si dhe me aktet e saj shoqëruese, që kanë të bëjnë me standardin e likuiditetit të Bazelit - norma e mbulimit me likuiditet (Liquiditz Coverage Ratio - LCR).
Ndër të tjera, me vendimin e miratuar prezantohen risi të rëndësishme lidhur me normën e mbulimit me likuiditet të bankave, që është një raport ndërmjet aktivit likuid me cilësi të lartë dhe daljen neto të parave të gatshme dhe llogaritet në bazë mujore, mbi bazën e gjendjes në fund të çdo muaji.
Me këtë vendim futet një standard i ri i likuiditetit për sistemin tonë bankar, me anë të së cilit përveç që kryhet harmonizimi me rregullativën evropiane, mund të ketë një ndikim pozitiv edhe mbi zhvillimin e tregut financiar vendas. Më konkretisht, ndër të tjera me Vendimin përshkruhen llojet e ndryshme të instrumenteve financiare që bankat mund t’i përdorin për fitimin e likuiditetit. Si rrjedhojë, pritet që pas fillimit të zbatimit të këtij Vendimi të rritet frymëzimi për paraqitjen e instrumenteve të reja në tregun vendas dhe mundësisht për investim të bankave vendase në instrumente të reja në tregjet e huaja.
Duke pasur parasysh risitë që prezantohen me këtë Vendim dhe nevojën për përshtatjen e duhur të sistemeve të bankave me kërkesat e reja, ky vendim do të fillojë të zbatohet nga fillimi i vitit të ardhshëm. Me fillimin e zbatimit të Vendimit dhe futjen e normës së mbulimit me likuiditet, do të shfuqizohet detyrimi i bankave për të përcaktuar dhe mbajtur normat ekzistuese të likuiditetit deri më 30 dhe 180 ditë.
Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda kompetencave të tij.