Shkup, 29 nëntor 2024
Këshilli i Bankës Popullore në mbledhjen e rregullt shqyrtoi Raportin për pjesëmarrjen, rekomandimet dhe aktivitetet e Bankës Popullore në proceset integruese në BE, në periudhën nëntor 2023 - tetor 2024. Raporti paraqet një rishikim të rekomandimeve nga Programi për Reforma Ekonomike 2024-2026, gjetjet e nënkomisioneve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në të cilën merr pjesë Banka Popullore, projektet e Bankës Popullore të financuara përmes IPA-s, si dhe aktivitete të tjera që lidhen me BE-në.
Raporti konstaton se hap i rëndësishëm drejt përafrimit me BE-në është dorëzimi i kërkesës nga Banka Popullore për përfshirjen e vendit tonë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Qasja në SEPA do t'u mundësojë qytetarëve dhe kompanive të kryejnë pagesa ndërkufitare më të lira dhe më të shpejta në euro. Sipas Komisionit Europian, më ndihmën e politikës monetare të kujdesshme inflacioni është vënë nën kontroll, megjithatë nevojitet një vlerësim, analizë dhe monitorim i mëtejshëm i kujdesshëm i lëvizjeve të çmimeve. Për sa i përket politikës monetare, është vlerësuar se ka një nivel të lartë të pajtueshmërisë me ligjin e BE-së sa i përket ndalesës së financimit monetar të sektorit publik dhe ndalesës për qasje të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare, por është e nevojshme edhe pajtueshmëria e mëtejshme për të ruajtur pavarësinë e Bankës Popullore. Sektori bankar është elastik, ndërsa pakoja e instrumenteve makroprudenciale është forcuar. Sa i përket sistemeve të pagesave, transparenca e kushteve për përdorimin e shërbimeve të pagesave është përmirësuar, pasi Banka Popullore prezantoi veglën për krahasimin e tarifave për shërbimet e pagesave më të përdorura të ofruara nga bankat vendore. Ligji i Shërbimeve Pagesore dhe Sistemeve Pagesore duhet të zbatohet për të futur shërbime më të larmishme të pagesave me cilësi të lartë dhe të besueshme, për të cilat do të kontribuojë krijimi i një regjistri të unifikuar të llogarive bankare.
Në mbledhje, Këshilli i Bankës Popullore miratoi edhe vendime për harmonizimin e kornizës ligjore për realizimin e operacioneve monetare me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Bankën Popullore. Në të njëjtën kohë, për përmirësimin e kornizës operative të Bankës Popullore dhe me qëllim të zbatimit të praktikës më të mirë ndërkombëtare, u përcaktuan dhe u unifikuan kriteret për qasjen e bankave dhe kurismoreve në instrumentet monetare për tërheqje dhe sigurimin e likuiditetit. Këshilli i Bankës Popullore shqyrtoi dhe miratoi akte të tjera nga sfera e veprimtarisë së bankës qendrore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}