Shkup, 29 prill 2025
Guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska në Uashington realizoi takim me drejtorin ekzekutiv të Aleancës për përfshirje financiare (APF), Alfred Hanig, në të cilin diskutuan për përpjekjet e Bankës Popullore për lehtësim në qasjen deri te shërbimet financiare të cilat do të mundësojnë kalimin në ekonomi të qëndrueshme ekologjike.
Takimi u përqendrua në politikat e zhvillimit të ardhshëm për financimin gjithëpërfshirës të gjelbër, të cilat synojnë të inkurajojnë sektorin privat të ofrojë shërbime dhe të ndërmarrë aktivitete që synojnë ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj efekteve të mundshme të ndryshimeve klimatike.
Guvernatorja gjatë diskutimit theksoi që Banka Popullore krijoi qasje strategjike ndaj financimit të gjelbër përmes përgatitjes së Strategjisë së parë për inkurajimin e financimit të gjelbër, e cila përfshinë më shumë aktivitete për zvogëlimin e rreziqeve klimatike dhe mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm. Ajo theksoi se kjo qasje konfirmon angazhimin për integrimin sistematik dhe afatgjatë të faktorëve klimatikë në stabilitetin financiar dhe politikat e bankave qendrore.
"Ndryshimet që iniciojmë kanë për qëllim jo vetëm përmirësimin e qëndrueshmërisë së sistemit bankar, por edhe mbështetjen e ekonomisë në procesin e dekarbonizimit dhe efikasitetit energjetik", theksoi Angellovska-Bezhoska. Ajo deklaroi se në interes të transparencës dhe gjurmueshmërisë, Banka Popullore ka prezantuar kërkesa rregullatore në lidhje me publikimin e të dhënave mbi kreditë e gjelbra dhe ekspozimin e bankave ndaj rreziqeve klimatike, duke hedhur kështu themelet për mbikëqyrje të rregullt dhe informim të publikut në lidhje me lëvizjen e sektorit financiar drejt praktikave të gjelbra.
“Si pjesë e përpjekjeve tona, ne kemi publikuar edhe përmbledhjen e parë të financave të gjelbra – dokument gjithëpërfshirës që mbulon të dhëna statistikore dhe tregues mbi mjedisin, energjinë, rreziqet klimatike dhe financat e gjelbra. Për më tepër, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Rrjetin ndërkombëtar për sistemet e financimit të gjelbër (RNSFGj), ekspertët nga Banka Popullore kontribuan në zhvillimin e Udhëzuesit për zbulimin e rreziqeve dhe mundësive të ndryshimeve klimatike për bankat qendrore, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të kuadrit rregullator global në këtë fushë", theksoi Angellovska-Bezhoska.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}