Janë miratuar masa të reja makroprudenciale për forcimin e mëtejshëm të rezistencës së sektorit bankar
Shkup, 29 prill 2023
Janë miratuar masa të reja makroprudenciale për forcimin e mëtejshëm të rezistencës së sektorit bankar
Këshilli i Bankës Popullore, në sesionin e rregullt të mbajtur më 28 prill 2023, në drejtim të forcimit të mëtejshëm të rezistencës së sektorit bankar, miratoi vendim për implementimin e masave makroprudenciale për cilësinë e kërkesës kreditore, në pajtim me praksën europiane. Në pajtim me Ligjin për Stabilitet Financiar i cili hyri në fuqi vitin e kaluar, në dhjetor të vitit 2022, Këshilli miratoi vendim me të cilin u implementuan instrumentet makroprudenciale për cilësinë e kërkesës kreditore, pra u përcaktua metodologjia e sakt e llogaritjes së treguesëve nëpërmjet të cilëve monitorohet aftësia e personit fizik për shlyerjen e detyrimeve mujore në bazë të kredive, si dhe raporti mes shumës së kredisë dhe vlerës së patundshmërisë të obliguar.
Me masat makroprudenciale të sapo implementuara vazhdohet forcimi i kornizës makroprudenciale nëpërmjet përcaktimit të vlerave maksimale për këto tregues në bazë sistematike. Masat makroprudenciale janë hartuar në konsultim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe janë në linjë me rekomandimet e institucioneve europiane. Vlerat maksimale janë përcaktuar në bazë të analizës së detajuar të të dhënave të siguruara nga bankat dhe kursimoret dhe nuk devijojnë ndjeshëm nga sasia më e përdorur e këtyre treguesëve prej tyre. Me masat e marra parandalohet akumulimi i rreziqeve sistematike në segmentin e shtëpive dhe tregut të patundshmërive.
Në sesionin e njejtë u miratua edhe Raporti Vjetor i Bankës Popullore për vitin 2022, në të cilin theksohet se pavarësisht sfidave të paraqitura nga lufta ruse në Ukrainë, vitin e kaluar u ruajt stabiliteti i kursit valutor të denarit, rreth fundit të vitit filloi të ngadalësohet inflacioni, ndërsa rezervat valutore u mbajtën në nivel adekuat. Në kushte të strategjisë “de fakto” kursi fiks valutor i denarit kundrejtë euros, ishin të nevojshme ndryshime në politikën monetare për shkak të stabilizimit të pritjeve inflacioniste në afat të mesëm, ruajtjen e stabilitetit të valutës vendase, njëkohësisht duke i pasur parasysh edhe ndryshimet e politikës monetare të Bankës Qëndrore Europiane. Për atë qëllim, Banka Popullore që nga fundi i vitit 2021 filloi me normalizimin gradual të politikës monetare, që u bë me anë të udhëheqjes përkatëse me likuiditetin, si dhe rritje graduale të normës bazë të interesit në disa raste, duke filluar nga prilli i vitit 2022. Edhe përkrah sfidave gjatë udhëheqjes operative të politikave në kushte të pasigurisë së përgjithshme globale, Banka Popullore edhe në vitin 2022 ishte e përkushtuar dhe zbatoi një sër aktivitetesh programore, në kahje të forcimit të mëtejshëm të kornizës rregullative, modernizimin e setit të disponueshëm të instrumenteve, rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë shoqërore. Janë marrë një numër i madh aktivitetesh për krijimin e parakushteve për zbatimin e Ligjit të ri të Shërbimeve të Pagesave dhe Sistemeve të Pagesave (janë përgaditur dhe miratuar 25 akte nënligjore), me çka do të mundësohet hyrja e ofruesëve të ri të shërbimeve pagesore, do të rritet konkurrenca, cilësia dhe vëllimi i shërbimeve të pagesave dhe gjithashtu edhe forcohet siguria e konsumatorëve. Banka Popullore filloi me publikimin e të dhënave të reja statistikore për treguesin e letrave të borxhit me vlerë duke e plotësuar standardin më të lartë ndërkombëtar statistikor SDDS plus, ndërsa gjithashtu mes të dhënave dhe treguesëve për sistemin bankar, filloi të publikojë edhe të dhëna tremujore për kreditë për financime të gjelbra të miratuara për amvisëritë dhe shoqëritë jofinanciare. Me iniciativë të Bankës Popullore dhe për shkak të krijimit të kushteve për mbështetje të zhvillimit të fintek sektorit, rregullatorët financiar lidhën Memorandum bashkëpunimi me të cilin vendoset sistem nëpërmjet të cilit rregullatorët do të veprojnë në mënyrë të koordinuar (Komitet për fintek), lidhur me zbatimin e Strategjisë kombëtare për fintek sektorin, e cila ishte e përgaditur nga Banka Popullore dhe e miratuar nga Komiteti për fintek. Banka qëndrore vazhdoi edhe me aktivitete të përforcuara në fushën e edukimit financiar me të cilën kontribuon në ngritjen e njohurive financiare dhe përfshirjen financiare të popullsisë në vendin tonë.
Këshilli i Bankës Popullore e miratoi edhe Raportin e Rreziqeve në Sektorin Bankar në vitin 2022. Në atë theksohet se pavarësisht mjedisit të pasigurtë makroekonomik, të shkaktuar nga faktorët global dhe e shoqëruar me krizë energjetike, rritjes së inflacionit dhe shtrëngimit të kushteve financiare, sistemi bankar vazhdoi me kryerjen e pandërprerë të ndërmjetësimit financiar. Në vitin 2022, bankat siguruan një rritje kreditore më të lartë në dhjetë vitet e fundit, që vjen falë sektorit korporativ, ndërsa kreditë e shtëpive realizuan një rritje më të moderuar. Nga ana e burimeve të fondeve, depozitat e subjekteve jofinanciare shënuan lëvizje të ndryshueshme gjatë vitit 2022, që rezultoi me një rritje më të ngadaltë krahasuar me vitin e kaluar. Bartës të rritjes depozitare në vitin 2022 ishin depozitat për amvisëri, por edhe depozitat e ndërmarrjeve shënojnë rritje. Tendenca e deponentëve për rruajtje të fondeve të tyre në valuta ishte më e lartë, por me masat e ndërmarra të Bankës Popullore me rezervën e detyruar, u inkurajua rritja më e lartë e depozitave në denarë në muajt e fundit të vitit 2022, që pritet të vazhdojë edhe në të ardhmën.
Ekspozimi i sistemit bankar ndaj rreziqeve është i vogël, ndërsa stres testimi i realizuar tregon rezistencë të kënaqëshme të sistemit bankar ndaj tronditjeve të simuluara. Likuiditeti i sistemit bankar është në nivel të kënaqshëm, ndërsa aftësia paguese u përmirësua në vitin 2022, ku norma e përshtatshmërisë të kapitalit arriti nivelin më të lartë në dhjetë vitet e fundit, prej 17,7%. Kapitalizimi përkatës i bankave është shumë i rëndësishëm për përballimin me sfida të ndryshme ndaj fazave në rënie të cikleve ekonomike dhe në kushte krize. Cilësia e portofolit kreditor u përmirësua duka marrë parasysh uljen e totalit të kredive me probleme dhe pjesëmarrja tyre në kreditë e përgjithshme deri në nivelin më të ulët historik prej 2,9%. Pjesëmarrja e kredive me probleme në totalin e kredive shënoi rënie te dy sektoret dhe është 3,9%, në portofolin e kredive korporative dhe 1,9% në portofolin kreditor të përbërë nga amvisëritë. Megjithatë duke parë mjedisin e pasigurtë, është e nevojshme një sjellje e mëtejshme prudente.