Shkup, 29 mars 2022
Likuiditeti valutor shtesë prej 400 milionë euro do të jetë në dispozicion të Bankës Popullore për afro një vit, përmes linjës repo të Bankës Qendrore Evropiane (BQE). BQE-ja ka miratuar vendimin me të cilin zgjatet mundësia që Banka Popullore të përdorë repo linjën deri më 15 janar 2023. Repo linja është vetëm një shtresë tjetër mbrojtëse, duke pasur parasysh nivelin e lartë të rezervave valutore dhe likuiditetin e lartë të bankave, të cilat garantojnë stabilitetin e denarit dhe stabilitetin makrofinanciar në përgjithësi.
Linja repo i siguron Bankës Popullore qasje të shpejtë të likuiditetit shtesë në euro, drejtpërdrejt nga BQE-ja, në këmbim të kolateralit të përshtatshëm në euro, për nevojat e sistemit bankar. Bankës Popullore iu dha mundësia për të përdorur linjën repo në vitin 2020, në fillim të krizës së shkaktuar nga pandemia Kovid-19. Atëherë BQE-ja dha qasje të një instrumenti të tillë për bankat qendrore jashtë eurozonës, në mënyrë që të amortizojë efektet negative të pandemisë së koronavirusit.
Banka Popullore ishte lidere dhe nismëtare në mesin e bankave qendrore në rajon për sigurimin e qasjes në linjën repo, me qëllim të forcimit të mekanizmave mbrojtës pavarësisht nivelit të qëndrueshëm të rezervave valutore dhe likuiditetit solid të bankave.
Vitin e kaluar, mundësia e përdorimit të linjës repo u zgjat deri në mars të vitit vijues, dhe tani kjo mundësi është zgjatur për gati një vit tjetër, duke pasur parasysh thellimin e tensioneve gjeopolitike të nxitura nga pushtimi rus i Ukrainës. Deri më tani, pavarësisht periudhës së krizës së dy viteve të fundit, Banka Popullore nuk ka pasur nevojë të përdorë linjën e repo.
Banka Popullore shprehu falëndenderimin ndaj BQE-së për zgjatjen e vlefshmërisë së linjës repo, sepse në këtë mënyrë merret konfirmimi i politikave të zbatuara.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}