Shkup, 28 mars 2020
Duke pasur parasysh që në disa media dhe rrjete shoqërore ka kumtime që komentojnë kursin e këmbimit të denarit, dëshirojmë të theksojmë se këto platforma të internetit nuk janë një burim relevant për monitorimin e vlerës së denarit. Njoftimet e këtyre platformave të internetit nuk dalin nga tregtimi real me valutat. Burimi i vetëm relevant i informacioneve mbi të cilin popullata dhe kompanitë mund të ndjekin kursin e këmbimit të valutës vendase është lista e kursit të këmbimit që ne si bankë qendrore e publikojmë në internet faqen tonë - www.nbrm.mk. Ajo pasqyron çmimet e valutave nga tregtimi real në tregun e brendshëm të këmbimit valutor. Në listën e kursit të këmbimit që momentalisht është e vlefshme, kursi i mesëm i këmbimit të euros në denarë është 61,69 denarë.
Apelojmë për informim të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm dhe verifikim të vërtetësisë së burimeve të informacioneve. Çdo interpretim arbitrar i informacioneve lidhur me valutën vendase mund të krijojë efekte negative për ekonominë tonë. Apelojmë të mos përdorni platformat në internet si burim relevant i informacioneve dhe shpalljet e tyre të kurseve virtuale të këmbimit të mos konsiderohen si e dhënë relevante. Këto platforma nuk shfaqin vlerën me të cilën blihen valutat e huaja në tregun e këmbimit valutor, gjegjësisht nëpër banka dhe shtëpitë e kursimit.
Kursi i këmbimit valutor është stabil dhe nuk ka ndryshime në nivelin e tij. Në shumë raste kemi përsëritur se kemi në dispozicion një gamë të instrumenteve të cilat garantojnë se kursi i këmbimit të denarit në raport me euron do të mbetet stabil. Rikujtojmë se rezervat valutore që janë bazë për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit të valutës vendase janë në nivel të lartë, edhe atë dyfish më të larta se sa para krizës ekonomike globale të vitit 2008.
Qytetarët duhet të jenë të qetë. Stabiliteti i kursit të këmbmit ka qenë, është dhe do të mbetet prioriteti ynë. Ne garantojmë se denari është dhe do të mbetet stabil!
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}