Transparenca dhe përgjegjësia janë parimet themelore mbi të cilat bazohet puna jonë - ato garantojnë ruajtjen e besimit dhe integritetit të Bankës Popullore. Ndërsa besimi i publikut tek ne dhe kapaciteti ynë për të ofruar stabilitet makroekonomik dhe financiar është një since qua non i suksesit tonë. Kjo u theksua në fillim të edicionit të sivjetshëm të Punëtorisë për gazetarë të organizuar dje nga Banka Popullore.
Me fjalën e saj përshëndetëse, punëtorinë e hapi guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska. „Për bankat qendrore moderne, nuk vlen më rregulli që do të ishte mirë të ketë, por vlen rregulli që doemos të ketë një komunikim të mirë dhe të hapur me publikun“ - theksoi ajo.

Punëtoria u përqendrua në statistikën e bankingut qendror. Përmes shembujve më konkretë për të dhënat statistikore u prezantua ueb-portali statistikor „NBStat“ i cili u lëshua në përdorim kohëve të fundit nga Banka Popullore. Në pjesën e dytë programore të ngjarjes, vëmendja u vendos mbi të dhënat e reja për transaksionet e realizuara me karta të pagesave, ndërsa në diskutimin përfundimtar u diskutua edhe rreth të dhënave për investimet e huaja direkte. Më pas u diskutua edhe për përvojat e Bankës Popullore në komunikim me publikun, ku një pjesë e pjesëmarrësve paraqitën pikëpamjet, vlerësimet dhe rekomandimet e tyre.

Në Punëtori morën pjesë mbi tridhjetë gazetarë nga redaksitë ekonomike.
Banka Popullore do të vazhdojë të angazhohet për forcimin e transparencës së saj dhe avancimin e komunikimin me publikun. Programi i punës për vitin 2020 gjithashtu parashikon një projekt për avancimin e mëtejshëm të disponueshmërisë dhe kuptimit të njoftimeve, informacioneve, të dhënave dhe analizave.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}