Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska mori pjesë në Fintech forumin 17+1 të nivelit të lartë në Vilinus, të cilin e organizuan Banka e Lituanisë dhe Ministria Lituaneze e Financave. Gjatë seancave kushtuar rëndësisë së teknologjive të reja financiare për zhvillimin ekonomik dhe tregtinë dhe ekuilibrit midis inovacioneve dhe menaxhimit të rrezikut, ajo përmendi disa aspekte të rëndësishme dhe iu referua aktiviteteve të ndërmarra të vendit tonë për të mbështetur inovacionet financiare dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillim të fintech sektorit.
Në fjalën e saj, Angelovska-Bezhoska theksoi rëndësinë e inovacioneve financiare për të lehtësuar dhe mbështetur tregtinë, si një parakusht i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomive të vogla dhe të hapura. Në këtë kontekst, ajo veçmas iu referua inovacioneve në sferën e shërbimeve të pagesave, si një parakusht i rëndësishëm për rritjen e lidhjeve tregtare. „Avancimet në fushën e pagesave digjitale mund të kontribuojnë në rritjen e vëllimit të tregtisë dhe në këtë mënyrë në rritjen e ekonomive.“ - theksoi ajo.
Në të njëjtën kohë, guvernatorja foli mbi aktivitetet që ndërmerren nga vendi ynë për krijimin e infrastrukturës dhe kornizës rregulluese për shërbimet inovative për pagesa, përmes përgatitjes së Ligjit të ri për shërbime për pagesa dhe sisteme për pagesa i cili i zbaton direktivat e Bashkimit Evropian në këtë fushë.
Në forum, ajo prezantoi edhe projektet tjera të vendit tonë që synojnë të lehtësojnë procesin e inovacioneve në sferën financiare, siç është platforma për komunikim me fintech sektorin e ashtuquajtura Porta e Inovacionit Ajo gjithashtu theksoj edhe nevojën për përpilimin e një strategjie zhvillimore për digjitalizimi të shërbimeve financiare në vendin tonë.
Gjatë diskutimit, Angelovska-Bezhoska gjithashtu iu referua edhe rreziqeve të mundshme të cilat në vete i bart procesi i digjitalizimit intensiv i shërbimeve financiare, veçanërisht përmes prizmit të rreziqeve për stabilitetin financiar dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Ajo iu referua nevojës për monitorim aktiv të inovacioneve financiare nga autoritetet rregulluese me qëllim vlerësimin e efekteve mbi stabilitetin financiar, por edhe nevojën për veprim aktiv në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, përfshirë edhe përmes edukimit financiar.
Pjesëmarrës në Fintech forum ishin edhe zyrtarë të lartë të bankave qendrore dhe ministrive të financave nga të gjithë vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe përfaqësues të autoriteteve rregulluese në Kinë.
Pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje të rëndësishme, Angelovska-Bezhoska e shfrytëzoi edhe për takime të veçanta me ekspertë ndërkombëtarë, në të cilët u diskutua për sfidat e mëtejshme të komunitetit të bankingut qendror në fushën e teknologjive inovative financiare dhe digjitalizimit.