Shkup, 28 tetor 2022
Bankat qëndrore janë të qëndrueshme në ruajtjen e stabilitetit çmimor
Rritja e vazhduar e inflacionit është fenomen i pranishëm në thuajse të gjitha ekonomitë e botës, që shkakton rritjen e pritjeve inflacioniste dhe krijon rreziqe për stabilitetin e çmimeve. E ngjajshme është gjendja edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, për atë arsye të gjitha bankat qëndrore tash më filluan me ciklin e shtrëngimit monetar përmes menaxhimit të përshtatshëm të likuiditetit, rritjen e normave të interesit dhe varësisht prej strategjive monetare që kanë edhe përmes përdorimit të instrumenteve tjera. Në kushte kur rritja e inflacionit në masë të madhe vjen nga faktorët e ofertës dhe rreziqet e pafavorshme të kërkesës bëhen gjithnjë e më të theksuara, është e nevojshme hapat e bankave qëndrore të jenë të kujdesshme dhe graduale. Me këtë do të zvogëlohet dëmi për ekonomitë, rritja e të cilave tashmë po ngadalësohet, në kushte kur rreziqet nga lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike janë të larta. Njëkohësisht, në këtë mënyrë mbrohet stabiliteti financiar nga rreziqe më të mëdha. Në çdo rast, bankat qëndrore vazhdojnë ti përmbahen shtrëngimit të kushteve monetare, për të ruajtur stabilitetin e çmimeve. Këtë e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, e cila së bashku me viceguvernatorin e Bankës Popullore, Fadil Bajramin, ishin pjesëmarrës në Konferencën vjetore të organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Shkollës Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës.
Angellovska-Bezhoska morri pjesë në panel-diskutimin “Lufta kundër inflacionit e vendeve në zhvillim në Europë”, në të cilën morrën pjesë edhe guvernatori i Shqipërisë, Gent Sejko, anëtarë i Këshillit të Bankës Popullore të Romanisë, Ksaba Balimt dhe zëvendës guvernatori i Bankës Popullore të Hungarisë, Barnabas Virag. Pjesëmarrësit i ndanë përvojat në ballafaqimin me rritjen e vazhdueshme të inflacionit dhe qasjes së normalizimit të politikës. U shqyrtuan sfidat e ardhshme për bankat qëndrore në rajon dhe përgjigjja e tyre me kombinim optimal të politikave për arritje të qëllimeve.
“Koordinimi monetaro-fiskal çdoherë është parakusht për stabilitet dhe prosporitet dhe është veçanarisht i nevojshëm në kushte krize. Të ballafaquar me krizë energjetike dhe luftës në Ukrainë, nga qeverisja fiskale dhe monetare pritet që përsëri të kontribuojnë për tejkalimin e efekteve të pafavorshme ndaj ekonomisë. Por, nëse gjatë pandemisë politika monetare mundësoi mbështetje për masat fiskale, në këto rrethana të reja krize, masat fiskale duhet të mundësojnë mbështetje për përballje me presionet e çmimeve. Njëkohësisht nevojitet mbështetje e synuar për kategoritë më të cenueshme, duke pasur parasysh qëndrueshmërinë fiskale, veçanarisht në kontekstin e rritjes së normave të interesit të brendshme dhe normave të interesit të tregjeve ndërkombëtare”, theksoi Angellovska-Bezhoska në fjalimin e saj.
Në Konferencën në Shqipëri, e cila këtë vit ishte me temë: “Rikthimi i inflacionit: Si mund ta përballojmë në kushtet e pasigurive të shtuara?”, u mbajtën tre seanca kushtuar natyrës së arsyeve bazë të rritjes aktuale të inflaciont dhe opcioneve për normalizim të politikave duke paasur parasysh dallimet mes ekonomive të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. U theksuan sfidat specifike për politikën monetare, stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendeve të rajonit.