Shkup, 28 shtator 2023
“Riaktualizimi i inflacionit dhe realitetet e reja gjeopolitike në drejtim të ridizajnimit të politikës makroekonomike” është tema e Konferencës së 9-të vjetore hulumtuese, të cilën Banka Popullore këtë vit e organizon, në bashkëpunim me Komitetin për restaurim të Breton Vudsit (KRBV).
Konferenca, me fjalë përshëndetëse, do të hapet nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe përfaqësuesit kryesorë të institucioneve organizatore, guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, dhe drejtori ekzekutiv i KRBV-së, Mark Uzani. Fjalë përshëndetëse në Konferencë do të ketë edhe drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Europë, Alfred Kameri.
Duke ndjekur prirjet aktuale dhe nevojën për kontribut shkencoro-hulumtues, sivjet lëndë diskutimi do të jenë disa tema, ndër të cilat, lëvizjet e ardhshme të politikës makroekonomike, autonomia strategjike dhe fragmentimi në kuadrin e bankimit qendror, si dhe perspektiva rajonale për anëtarësim në BE në mjedisin e ri global. Në Konferencë do të marrin pjesë guvernatorët e Lituanisë, Armenisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Shqipërisë, Anëtari alternative i Bordit Drejtues të Bankës Qendrore të Zvicrës, viceguvernatori i Bankës Qendrore të Belgjikës, përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, Komisionit Europian, EIB-së, BERZH-it, BIS-it, si dhe përfaqësues të shquar akademikë.
Konferenca hulumtuese e Bankës Popullore është kthyer në traditë shumëvjeçare, ku takohen përfaqësuesit e bartësve të politikave makroekonomike, institucioneve ndërkombëtare dhe studiues të dalluar nga sfera ekonomike, të cilët përmes diskutimeve mbi temat aktuale kontribuojnë në zhvillimin dhe prosperitetin e mëtejshëm ekonomik, duke ofruar ide, vizione dhe politika të reja.
Hapjen e Konferencës mund ta ndiqni më 29 shtator 2023, me fillim në ora 10, në LIDHJEN në vijim.