Banka Qendrore e Gjermanisë, bashkë me shtatëmbëdhjetë banka tjera qendrore nga Sistemi Evropian i Bankave Qendrore (SEBQ), Bankën Qendrore Evropiane (BQE) dhe Komisionin Evropian, para dy ditësh filluan me realizimin e Programit të financuar nga Bashkimi Evropian për forcimin e kapaciteteve të bankave qendrore të vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm për anëtarë të BE-së nga Ballkani Perëndimor. Bëhet fjalë për një projekt dyvjeçar në kuadër të aktiviteteve për integrimin e institucioneve të bnakingut qendror nga rajoni në SEBQ. Përveç bankës qendrore të vendit tonë, përfitues përfundimtar të projektit janë edhe bankat qendrore të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë. Në të njëjtën kohë, përfitues të programit janë edhe agjencitë për veprimtari bankare të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Serbisë, si organe të veçantë për mbikëqyrje bankare. Për këtë program rajonal, BE ndau dy milion euro nga Instrumenti për Ndihmë Para-Aderimit (IPA 2).
Qëllimi i programit për forcim të mëtejshëm të kapaciteteve institucionale të institucioneve të bankingut qendror të përfshira në projekt, para së gjithash, nënkupton forcim të mëtejshëm të mjeteve analitike dhe mjeteve të parapara në politikë, si dhe futjen e standardeve më të mira ndërkombëtare dhe evropiane në praktikat nacionale.
Në dy vitet e ardhshme do të realizohet një program intensiv rajonal për trajnim në lidhje me çështjet nga fusha e bankingut qendror dhe mbikëqyrjes. Trajnimi në veçanti do të fokusohet në mbikëqyrjen bankare, stabilitetin financiar, mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve financiare dhe përfshirje financiare, zgjedhjen dhe trajtimin e kredive me probleme, politikën monetare, sistemet e pagesave, statistikën, harmonizimin e legjislacionit dhe integrimin në BE, politikat për menaxhim, kontabilitetin dhe auditimin e brendshëm. Trajnimi do të mbahet prej ekspertëve të bankave qendrore popullore të SEBQ-së dhe BQE-së.
Programi parashikon edhe dy punëtori të cilat janë të destinuara për vendimmarrësit lidhur me trajtimin e kredive me probleme dhe për çështjet lidhur me menaxhimin e tyre. Përveç ngjarjeve rajonale, përmes Programit do të financohet dhe implementimi i masave konkrete bilaterale të cilat do të definohen në mbledhjet me Komitetin Drejtues të Programit.
Në realizimin e programit, Banka Qendrore e Gjermanisë do të bashkëpunojnë me bankat qendrore nga Austria, Belgjika, Bullgaria, Çekia, Greqia, Spanja, Franca, Kroacia, Italia, Lituania, Hungaria, Holanda, Polonia, Portugalia, Romania, Sllovenia dhe Sllovakia. Kontributi i BQE-së është gjithashtu me rëndësi të veçantë.
Banka e jonë qendrore është maksimalisht e angazhuar në qëllimin e saj strategjik për aderim në SEBQ dhe do të përpiqet të shfrytëzojë maksimalisht përfitimet nga ky program.