Shkup, 27 dhjetor 2024
Sektori bankar edhe më tutje është i sigurt dhe stabil, u miratua vendim për përmirësimin e rregullativës së identifikimit të bankave me rëndësi sistematike
Këshilli i Bankës Popullore miratoi Raportin për rreziqet në sistemin bankar të Republikës së Maqedonisë në tremujorin e tretë të vitit 2024. Gjithashtu, Këshilli miratoi një Vendim të ri për metodologjinë e identifikimit të bankave me rëndësi sistematike me të cilën përmirësohet metodologjia ekzistuese në bazë të së cilës Banka Popullore identifikon bankat me rëndësi sistematike në vend dhe për ato e përcakton shtresën mbrojtëse të kapitalit. Kjo paraqet një instrument makroprudencial për forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit bankar nëpërmjet forcimit të aftësisë paguese dhe stabilitetit të bankave me rëndësi sistematike ndaj goditjeve ose humbjeve të papritura që mund të ndodhin gjatë funksionimit të tyre. Ndryshimet në vendimin për bankat me rëndësi sistematike janë bërë edhe me qëllim të përafrimit të mëtejshëm me Udhëzimet e Autoritetit Bankar Europian (EBA) për identifikimin e bankave vendase me rëndësi sistematike.
Sipas Raportit për rreziqet në sistemin bankar gjatë tremujorit të tretë, treguesit e ekspozimit ndaj rreziqeve të sektorit bankar janë ende të qëndrueshëm dhe stres testet tregojnë një kapacitet të mirë për të përballuar goditjet. Norma e përshtatshmërisë së kapitalit u mbajt në nivelin prej 19%, ndërsa pjesëmarrja e kredive me probleme në total është historikisht më e ulët në 3%. Në tremujorin e tretë të vitit, bankat punuan në kushtet e një ngadalësimi të ndjeshëm të inflacionit të brendshëm dhe të një tregu të favorshëm valutor, por rreziqet nga mjedisi ende ekzistojnë dhe kërkohet monitorim dhe kujdes i mëtejshëm i tyre në sjelljen e politikave me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sektorit bankar në periudhën e ardhshme.
Rritja e depozitave të qytetarëve dhe kompanive përshpejtoi dhe mundësoi ruajtjen e rritjes së kredisë, si dhe rritjen e mjeteve likuide të bankave. Në të njëjtën kohë, rritja vjetore e depozitave u përshpejtua, duke u ngjitur në nivelin prej 7,9%, në të cilin mbizotërojnë kursimet afatgjata, si dhe depozitat në denarë, të inkurajuara nga masat e Bankës Popullore për të mbështetur denarizimin dhe kursimin për një kohë më të gjatë. Vërehet një përshpejtim i rritjes vjetore të kreditimit në 7,5%, ndërsa rezultatet nga Anketa për aktivitetin kreditor në tremujorin e tretë të vitit 2024 tregojnë për një lehtësim të mëtejshëm neto të kushteve të përgjithshme të kreditimit dhe një rritje neto të kërkesës për kredi, në të dy sektoret – ndërmarrjet dhe amvisëritë.
Këshilli miratoi edhe ndryshime të rregullorës për kontabilizëm dhe raportim financiar shkaku i zbatimit të kërkesave të standardit ndërkombëtar për raportim financiar (“MSFI”) 16 “Qiratë” dhe harmonizimin e MSFI-ve të vlefshme, të publikuara nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare Kontabiliste.
Këshilli i Bankës Popullore shqyrtoi edhe shumë çështje tjera të lidhura me punën dhe aktivitetet aktuale të bankës qendrore dhe miratoi Planin Financiar dhe Planin për investimet e Bankës Popullore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}