Shkup, 27 dhjetor 2022
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe në vitin 2022 vazhdoi me aktivitete të intensifikuara në fushën e edukimit financiar, duke kontribuar në ngritjen e arsimimit financiar dhe përfshirjes financiare të popullatës në vendin tonë. Në kushtet moderne të një sistemi financiar dinamik, edukimi financiar po bëhet gjithnjë e më i nevojshëm për të gjitha moshat dhe të gjitha shtresat shoqërore të popullsisë.
Në vitin 2022 janë mbajtur gjithsej 115 ligjërata edukative në të cilat kanë qenë të pranishëm 4.335 pjesëmarrës, duke përfshirë nxënës, studentë, mësimdhënës dhe profesorë, si dhe fëmijë të moshës parashkollore. Veçanërisht interesim të madh për vizitën në Bankën Popullore ka pasur në periudhën tetor - dhjetor, gjatë së cilës janë realizuar 71 vizita të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, ose dy të tretat e numrit të përgjithshëm të ligjëratave të mbajtura gjatë vitit. Ligjëratat u mbajtën në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Përsa i përket moshës së vizitorëve në vitin 2022, janë vërejtur ndryshime strukturore përmes përfshirjes më të madhe të nxënësve të shkollave të mesme (34 ligjerata në vitin 2022, krahasuar 6 ligjerata në vitin 2021). Është rritur edhe interesimi për prezantime dhe vizita në Bankën Popullore nga ana e fakulteteve (6 vizita dhe prezantime në vitin 2022, krahasuar me 2 prezantime në vitin 2021).
Në varësi të interesit, pjesa më e madhe e ligjëratave për studentët kishin të bënin me politikën monetare, si dhe ligjërata u mbajtën edhe për sistemet e pagesave, rregullimin bankar dhe procesin e planifikimit në Bankën Popullore. Nxënësit, studentët dhe mentorët që e vizituan Bankën Popullore patën mundësinë të vizitojnë ekspozitën muzeale “Vlerat dhe vlefshmëritë” e vendosur në Muzeun e Bankës Popullore me rastin e jubileut të 30 vjetorit të pavarësisë monetare. Në fund të vitit janë vizituar gjashtë çerdhe, në kuadër të së cilës fëmijët e moshës parashkollorë mësuan për denarët maqedonas, veçoritë e parave tona dhe kuptimin e kursimit.
Me këtë rast dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë vizitorët e Bankës Popullore për interesimin dhe bashkëpunimin në rritjen e edukimit financiar. Njëkohësisht ftojmë të gjitha shkollat dhe fakultetet e interesuara që të shfaqin interes duke plotësuar dhe dorëzuar formularin – kërkesën për mbajtjen e ligjëratës, të cilin e gjeni në faqen e Bankës Popullore në rubrikën e edukimit financiar (https://www.nbrm.mk/baranje-za-e-predavanje-fin-edu.nspx).
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}