Shkup, 27 shtator 2022
Më datë 26.9.2022 u mbajt sesioni i 44-të i Klubit të Hulumtuesve, në të cilin u prezantua punimi "Analiza e lexueshmërisë, tematikës dhe tonit të njoftimeve për publikun për politikën monetare të Bankës Popullore" nga Anita Ciunova-Shuleska, Tanja Jakimova dhe Nikolina Palamidovska-Sterjadovska. Punimi i cili është përgatitur në bashkëpunim mes Bankës Popullore dhe Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Kirilli dhe Metodi” në Shkup është hulumtimi i parë i këtij lloji në rajon. Në prezantim mori pjesë edhe dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. dr. Predrag Trpeski, si dhe disa profesorë nga Fakulteti Ekonomik.
Në hapje të sesionit foli guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, e cili konfirmoi rolin e rëndësishëm të komunikimit në arritjen e objektivave të bankave qendrore, duke përfshirë edhe Bankën Popullore, e cila në vitet e fundit po avokon gjithnjë e më shumë për rol proaktiv dhe përfshirjen e formave moderne të komunikimit të cilat ndjekin zhvillimin teknologjik. Guvernatorja theksoi veçanërisht rëndësinë e komunikimit në episodet e krizës kur është e rëndësishme arritja e grupeve të synuara dhe të margjinalizimi i spekulimeve, për të cilat përdoren mjete të shumta, duke përfshirë njoftimet, konferencat për shtyp, intervistat, por edhe mediat sociale gjithnjë e më aktuale. Guvernatorja theksoi gjithashtu pjesëmarrjen vullnetare të Bankës Popullore në pilot-vlerësimin e pajtueshmërisë me Kodin e Transparencës së Bankave Qendrore të Fondit Monetar Ndërkombëtar, me të cilin transparenca e Bankës Popullore u vlerësua me notën më të lartë.
Gjatë prezantimit të punimit hulumtues, i cili trajton një nga mjetet e komunikimit të përdorura nga Banka Popullore, u theksua se për të siguruar pasqyrë të lexueshmërisë, strukturës dhe tonit të komunikimit të Bankës Popullore, janë përdorur të dhëna tekstuale në një mostër prej 103 njoftimesh për publikun për politikën monetare në periudhë nga mesi i vitit 2012 deri në vitin 2020 me referencë të veçantë në tre aspekte kryesore: 1) lexueshmëria – sa e lehtë është të lexosh dhe kuptosh tekstin, 2) temat – temat kryesore në tekst dhe 3) toni – njohja e ndjenjave
(pozitive/negative) në bazën e tekstit. Gjetjet e punimit tregojnë se niveli i lexueshmërisë së njoftimeve për politikën monetare të Bankës Popullore është i ngjashëm me bankat e tjera qendrore, se inflacioni dhe tregjet financiare dhe politika monetare janë temat më të përfaqësuara, dhe Banka Popullore kryesisht komunikon në ton neutral.
Pas prezantimit, u hap diskutim mes pjesëmarrësve të sesionit të Klubit të Hulumtuesve për metodologjinë e përdorur për vlerësimin, por edhe në përgjithësi për mundësitë për afrimin e mëtejshëm të komunikimit të Bankës Popullore me publikun e gjerë.
Përndryshe, Klubi i Hulumtuesëve është platformë e hapur për prezantimin dhe shqyrtimin e punimeve shkencoro-hulumtuese, veçanarisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Në sesione marrin pjesë analistë dhe hulumtues të institucioneve shkencoro-arsimore dhe financiare, studentë dhe pjesmarrës ose dëgjues tjerë të interesuar.
Anëtarsimi në Klub është me karakter të hapur dhe mund të bëhet nëpërmjet kërkesës për anëtarsim në adresë e mëposhtme elektronike: [email protected]. Anëtarët e Klubit marrin njoftime të rregullta për sesionet dhe aktivitetet e Klubit të Hulumtuesëve.
Sesionet mbahen çdo tremujor. Banka Popullore shpall thirrje deri te hulumtuesit për dorëzim të punimit, i cili mund të jetë edhe në version punues. Punimet hartohen në pajtim me prirjet dhe standardet e hulumtimeve bashkëkohore, me analizë solide empirike dhe përfundime të sistematizuara nga hulumtimi. Sesioni i ardhshëm i Klubit të Hulumtuesëve do të mbahet në dhjetor të këtij viti.