Shkup, 27 maj 2023
Njëzet për qind e njerëzve të lindur në rajonin e Ballkanit Perëndimor jetojnë jashtë vendit, me të cilën zvogëlohet potenciali për rritjen e ekonomisë në rajon. “Kapitali njerëzor është parakusht për arritjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa migrimi është një nga faktorët që ndikon në kapitalin njerëzor. Me zvogëlimin e sasisë poashtu edhe të cilësisë së popullsisë së aftë për punë, duke pasur parasysh se një e treta e emigrimit në rajon është me arsim të lartë, potenciali për rritje të ekonomive zvogëlohet dhe konvergjenca e të ardhurave tashmë e ulët - të ardhurat në rajon janë vetëm 40% e të ardhurave europiane. Bartësit e politikave nuk mund ta parandalojnë plotësisht emigracionin, por mund t'i zbusin pasojat negative”, theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, e cila foli në panel diskutimin “Migrimet, refugjatët dhe shoqëritë”, në kuadër të takimit të Konstituencës holandezo-belge të FMN-së dhe Bankës Botërore, e cila këtë vit mbahet në Mal të Zi. Në panel-diskutimin në të cilin mori pjesë guvernatorja e Bankës Popullore, folën edhe Ministri i Financave i Gjorgjisë, Ministri i Financave i Ukrainës, Zëvendësministri i Financave i Holandës dhe drejtori i Bankës Botërore, Havier Deviktor, ndërsa kryesues ishte Ministri i Financave i Moldavisë.
Në konstituencën mori pjesë delegacioni ynë i udhëhequr nga guvernatorja dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi në kuadër të së cilës është edhe viceguvernatorja Ana Mitreska.
Në prezantimin e saj, guvernatorja theksoi konvergjencën e ngadaltë të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, e cila mund t'u atribuohet kryesisht çështjeve strukturore, ku potenciali i rritjes së rajonit në dy dekadat e fundit është zvogëluar prej 5% në 2,5%, që është rënie më e mprehtë në raport me BE-në. Kjo është për shkak të tendencave të pafavorshme në të gjithë shtytësit e rritjes ekonomike, përfshirë edhe kapitalin njerëzor. Sasia e kapitalit njerëzor bie, si rezultat i faktorëve demografikë, por edhe emigracioni. Si rezultat i asaj përqindja e popullsisë së aftë për punë në rajon në dekadën e fundit është ulur prej 70% në 65%, ndërsa pritshmëritë e Bankës Botërore janë se në dy dekada e gjysmë do të ulet në 60%. Për momentin, çdo i pesti qytetar i lindur në rajon jeton jashtë vendit, ndërsa çdo i treti mendon të largohet.
Nga aspekti i cilësisë së kapitalit njerëzor, një e treta e punëtorëve që emigrojnë janë kuadër i lartë profesional, gjë që ndikon në mënyrë të pafavorshme si në situatën aktuale, ashtu edhe në lëvizjet e ardhshme në tregun e punës dhe aq më tepër thekson sfidat e vazhdueshme. Këtë e tregon edhe indeksi i kapitalit njerëzor i Bankës Botërore, sipas të cilit edhe tani ka hendek të madh mes vendeve të rajonit dhe ekonomive të avancuara të BE-së në këtë fushë. Në përgjithësi, emigracioni ngadalëson rritjen dhe zhvillimin e rajonit, gjë që diskutohet edhe nga disa analiza, sipas të cilave, nëse nuk do të ekzistonte efekti i emigrimit, hendeku në potencialin e rritjes në rajon do të ishte më i vogël për 2 pikë përqindjeje krahasuar me BE-në.
Që të zvogëlohet emigracioni, nevojiten politika strukturore dhe institucionale për të rritur të ardhurat dhe cilësinë e jetës në rajon, pasi ky është një nga faktorët kyç të migrimit. Në të njëjtën kohë, duhet të rritet shfrytëzimi i potencialit njerëzor që e kemi me rritjen e jetëgjatësisë së popullsisë që mbetet pas mesatares europiane, me rritjen e shkallës së aktivitetit, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë, si dhe me përmirësimin e cilësisë së fuqisë punëtore përmes politikës për avancimin të procesin arsimor. Nga ana tjetër, avancimi i institucioneve, udhëheqja e një politike të përshtatshme ekonomike dhe forcimi i lidhjeve me diasporën mund të kenë efekte pozitive dhe të kontribuojë në kthimin e disa personave të zhvendosur, si dhe në tërheqjen e punëtorëve të rinj nga rajonet e tjera.
Edhe krahas kontekstit kryesisht negativ të emigrimit ai sjell edhe përfitime të caktuara, në radhë të parë financiare, duke pasur parasysh hyrjet e mjeteve nga remitancat nga jashtë, të cilat në rajon arrijnë në 10%, ndërsa në vendin tonë janë 15% të PBB-së.
Në margjinat e mbledhjes së Konstituencës, delegacioni ynë zhvilloi takime dypalëshe me zëvendëskryetaren e Bankës Botërore, Antonella Basani, zëvendëskryetarin rajonal të IFC, Alfonso Garcija Mora, si dhe me drejtorin e Departamentit për Europë në FMN, Allfred Kamer.