Shkup, 27 prill 2023
Banka Popullore vazhdimisht ofron mbështetje për veprimtarinë hulumtuese dhe kontribuon në avancimin e njohurive dhe nxitjen e mendimit shkencor dhe krijues, i cili është bazë për hartimin dhe zhvillimin e politikave të shëndosha ekonomike. Qëllimi ynë është të mbështesim ekonomistët e rinj për të krijuar ide të reja dhe zgjidhje inovative për sfidat në ekonomi. Në të njëjtën kohë, theksojmë rëndësinë e mendimit shkencor tek të rinjtë që janë politikëbërës në të ardhmen.
Këtë theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, gjatë ndarjes së plaketës për çmimin e parë për punimin më të mirë në fushën e makroekonomisë dhe bankave, e cila këtë vit iu nda Aleksandra Danevës për punimin: “Kthimi i aksioneve, rreziku dhe karakteristikat e ndërmarrjeve të tregjeve në zhvillim: Dëshmi empirike nga Bursa e Maqedonisë”.
Aleksandra Doneva ka fituar Diplomë Ndërkombëtare për Ekonomi dhe Biznes në Universitetin Erazmus në Roterdam të Holandës. Njohuritë e saj i rindërton me përvojën e punës si analiste financiare në Shoqërinë për menaxhim me fonde të hapura investues “VFP Fond Manaxhment” SHA Shkup.
Puna e shpërblyer shqyrton karakteristikat e kompanive që ndikojnë në kthimet e aksioneve dhe modelon ndryshueshmërinë e indeksit të Bursës së Maqedonisë. Prandaj, kthimet e indeksit dhe karakteristikat e kompanive krahasohen me shembullin e Sllovenisë, si vend me nivel më të lartë zhvillimi.
Bordi vlerësues, i cili këtë vit u kryesua nga zëvendësguvernatorja Ana Mitreska, anëtarë të të cilit ishin Biljana Davidovska-Stojanova, drejtoreshë dhe Gani Ramadani, këshilltar i lartë në Drejtorinë për Politikë Monetare dhe Hulumtime, dhanë vlerësimin më të lartë për punimin që fitoi çmimin, të udhëhequr, ndër të tjera, nga rëndësia e fushës së hulumtuar, përshtatshmërinë e qasjes statistikore-ekonometrike të përdorur dhe konkluzionet dhe rekomandimet e dhëna.
Banka Popullore ndërmerr aktivitete të shumta që nxisin mendimin kërkimor-shkencor në fushën e makroekonomisë dhe atë bankare. Kështu, deri më tani janë mbajtur 46 seanca të Klubit të Hulumtuesve, ku hulumtuesit kanë mundësi të prezantojnë punimet e tyre. Krahas kësaj, banka qendrore ndan edhe Çmimin e Vitit për Hulumtuesit e Rinj, i cili këtë vit ndahet për herë të shtatëmbëdhjetë. Me çmimin për punë kërkimore, Banka Popullore motivon popullatën e re për avancimin dhe zhvillimin e punës kërkimore-analitike në fushën e ekonomisë.
Punimi i shpërblyer është publikuar në ueb faqen e Bankës Popullore dhe mund të gjendet këtu.