Pak kohë më parë, guvernatorja e Bankës Popullore, Dr. Angelovska-Bezhoska është zgjedhur anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Nismës së Vjenës 2, si përfaqësues i gjashtë vendeve nga rajoni i Evropës Juglindore që ende nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian (BE). Në kuadër të Nismës së Vjenës 2, ajo ka një rol aktiv në përfaqësimin e interesave të rajonit përballë përfaqësuesve të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe bankave globale dhe rajonale të pranishme në këtë pjesë të Evropës.
Sot dhe nesër, guvernatorja Angelovska-Bezhoska do të marri pjesë në dy ngjarje të rëndësishme të organizuara nga Nisma. Fillimisht, ajo do të marri pjesë në konferencën me rastin e dhjetëvjetorit të krijimit të Nismës së Vjenës, ku do të jetë folës në panel-diskutimin kushtuar sfidave për veprimtarinë bankar ndërkufitare. Pastaj do të marri pjesë në forumin tradicional të Nismës, në kuadër të të cilit do të foli edhe për zhvillimin e sektorit bankar në Ballkanin Perëndimor, në kontekst të gjendjeve ekonomike në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJ).
Nisma e Vjenës 2 ndërtohet mbi bazat e suksesit të Nismës së Vjenës 1, e cila u krijua pas fillimit të krizës globale financiare dhe ekonomike nga viti 2008. Ajo paraqet një platformë për sektorin privat dhe publik, e cila i bashkon institucionet kryesore financiare ndërkombëtare, Komisionin Evropian dhe institucionet relevante të BE-së, bankat e pranishme globale dhe rajonale me mbështetësit e tyre dhe filialet në EQLJ, si dhe autoritetet rregullaore të më shumë vendeve nga Evropa, përfshirë këtu edhe vendet që nuk janë anëtarë të BE-së. Përmes masave dhe aktiviteteve të koordinuara dhe bashkëpunimit efikas të këtyre institucioneve, qëllimi i Nismës së Vjenës 2 është të ruaj dhe të forcojë stabilitetin financiar dhe të sigurojë mbrojtje nga krizat sistemike bankare në këtë pjesë të Evropës.
Zgjedhja e guvernatores Angelovska-Bezhoska për anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Nismës është edhe një konfirmim për kredibilitetin e bankës qendrore në rrethet profesionale ndërkombëtare.
Angelovska-Bezhoska do të shfrytëzojë pjesëmarrjen e saj në konferencë dhe në forumin e Nismës së Vjenës 2 edhe për një numër të madh takimesh me përfaqësues të lartë të disa bankave qendrore nga Evropa dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe me përfaqësuesit e Komisionit Evropian.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}