Shkup, 27 shkurt 2023
Këshilli i Bankës Popullore, në mbledhjen e mbajtur më 27 shkurt 2023, miratoi Vendim të ri për metodologjinë për menaxhimin e rrezikut të kredisë me të cilën kryhet harmonizimi i mëtejshëm me kërkesat e reja rregullatore që kanë filluar të aplikohen në Bashkimin Evropian dhe kontribuojnë për forcimin e mëtejshëm të stabilitetit të sistemit bankar. Me Vendimin përcaktohet mënyrë e re e përcaktimit të ekspozimeve të kredive me probleme[1] dhe forcohen kriteret për ndjekjen dhe kontrollin e cilësisë së portofolit të kredisë së bankave. Gjithashtu, avancohen rregullat për ristrukturimin e ekspozimeve kreditore të bankave ndaj klientëve të cilat përballen me vështirësi financiare.
Për shkak të transparencës më të madhe në punën e bankave dhe ndjekjen e përputhshmërisë së tyre nga ana e Bankës Popullore, Vendimi për metodologjinë për menaxhimin e rrezikut të kredisë i zgjeron informatat dhe të dhënat që bankat duhet t'i dorëzojnë Bankës Popullore, për çka duhet të zgjerojnë përfshirjen e sistemit për njoftimin e bankës qendrore. Kështu, risi në këtë fushë, ndër tjerash, janë edhe informatat më të detajuara për ekspozimet e kredive të ristrukturuara[2], për ndjekjen e aktiviteteve të bankave për uljen e ekspozimeve të kredive me probleme, si dhe për kreditë e gjelbra të miratuara.
Nëpërmjet zbatimit të Vendimit do të mundësohet ndjekje më e detajuar të lëvizjeve në portofolin e kredisë së bankave dhe vlerësimit në kohë të rreziqeve të mundshme për stabilitetin financiar.
Duke marrë parasysh risitë që vendosen me Vendimin, Banka Popullore parashikoi të zbatohet nga 1 janari i vitit 2024, me çka do të sigurohet koha e nevojshme për ndryshimet e duhura në sistemet e bankave dhe për përshtatjen e funksionimit të tyre me kërkesat e reja. Në të njëjtën kohë, risitë që kanë të bëjnë me rreziqet që lidhen me ndryshimet klimatike do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari i vitit 2025.
Në këtë, mbledhje u miratuan edhe Rregullat për funksionimin e Sistemit të pagesave ndërbankare të Maqedonisë (MIPS). Këto rregulla janë pjesë e rregullores nënligjore të cilën e miraton Banka Popullore për shkak të harmonizimit me kërkesat e Ligjit të ri për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave që ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti. Ligji i ri paraqet hap të rëndësishëm në harmonizimin e shërbimeve të pagesave me rregulloret evropiane dhe prej tij priten përparësi të shumta për kompanitë dhe qytetarët.
Deri më tani, Banka Popullore ka miratuar 29 akte nënligjore. Prandaj, me Rregullat zgjerohet përfshirja e pjesëmarrësve në MIPS me subjekte të reja që në pajtim me Ligjin mund të ofrojnë shërbime pagesash dhe të marrin pjesë në sistemet e pagesave si dhe rregullohen edhe çështje të tjera që lidhen me përmbarimin e urdhëresave për transfere të mjeteve dhe menaxhimit me rreziqet.
[1] “Ekspozimi i kredisë me probleme" ndodh kur klienti nuk e ka paguar kërkesën e maturuar (e cila tejkalon shumë të caktuar) për ndonjë arsye për më shumë se 90 ditë rresht, kur ekziston pamundësi për të paguar, kur ka dëshmi që ka ndodhur dëmtim ose ku është konstatuar rreziku më i lartë për mospagesë.
[2] "Ristrukturimi" paraqet ndryshim të kushteve kontraktuale ekzistuese ose miratimin e ekspozimit të ri të kredisë nga banka për klientin që përballet me vështirësi financiare gjatë pagesës së kredisë (shembuj për ndryshim të kushteve kontraktuale janë: vazhdimi i afatit të pagesës së kredisë, norma më të ulëta të interesit, dinamikë më ndryshe gjatë pagesës së kredisë etj.).
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}