Banka Popullore fillon me publikimin e të dhënave të reja statistikore në fushën e operacioneve të kartave të cilat lidhen me transaksionet jashtë vendit me karta të lëshuara nga emetuesit vendas dhe transaksionet në vend me karta të pagesave të lëshuara nga emetuesit e huaj dhe publikimin e tarifave që ngarkohen nga bankat dhe ofruesit tjerë të shërbimeve të pagesave për tregtarët për pagesa me karta të pagesave.
Të dhënat lidhur me transaksionet me karta të emetuesit vendas jashtë vendit dhe emetuesit e huaj në vend aktualisht, deri më tani janë paraqitur vetëm në nivel agregat, në kuadër të raporteve për transaksione të pagesave me karta të pagesave sipas llojit të pajisjes. Në pasqyrat e reja, këto të dhëna do të paraqiten më hollësisht nga pikëpamja e vendit ku është vendosur pajisja përmes të cilës është kryer pagesa, si dhe nga pikëpamja e vendit ku është emetuar karta e pagesës. Kështu, për çdo vend individual do të publikohen të dhëna për numrin dhe vlerën e pagesave, varësisht nëse ato janë kryer në ATM-të, pajisje në pikat fizike të shitjes (POS terminale) ose në pikat virtuale të shitjes.
Në pajtim me ndryshimet e fundit në Vendimin mbi dorëzimin e të dhënave për aktivitetet e kryera në qarkullimin pagesor, parashihet që Banka Popullore të publikojë të dhëna për shumën e tarifave në pikat e shitjes që ngarkohen nga bankat dhe ofruesit tjerë të shërbimeve të pagesave për tregtarët. Në pasqyrat statistikore, të dhënat për tarifat do të jenë të paraqitura hollësisht në varësi të veprimtarisë së tregtarit dhe sipas shumës së qarkullimit vjetor të kryer me anë të kartave të pagesave.
Të dhënat e reja do të jenë në dispozicion në ueb faqen e Bankës Popullore, në pjesën Statistika e pagesave. Të dhënat sipas vendeve për transaksionet me karta të pagesave do të publikohen për periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2018, ndërsa për tarifat në pikën e shitjes për vitin 2018. Për më tepër, të dhënat do të publikohen në bazë të rregullt vjetore, në pajtim me kalendarin për publikimin e të dhënave në fushën e statistikës së pagesave.
Banka Popullore vazhdimisht punon për avancimin e diseminimit dhe rritjen e transparencës së të dhënave statistikore për të cilat është përgjegjëse, në pajtim me angazhimin e saj strategjik për përmirësimin e komunikimit me përdoruesit e të dhënave.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}