Këshilli i Bankës Popullore sot mbajti mbledhjen e tij të rregullt në të cilën u shqyrtua dhe miratua Raporti për rreziqet në sistemin bankar në tremujorin e tretë të këtij viti. Me ç’rast u vërtetua se sistemi bankar ruajti stabilitetin e tij.
Siç u theksua në mbledhje, tremujori i tretë i këtij viti, ndër të tjera, u shënua me rritjen solide të depozitave, ndërsa në tregun e kredisë vazhdoi rritja e kredive të miratuara për amvisëritë. Treguesit e aftësisë paguese të sistemit bankar vazhdojnë të jenë në nivel solid. Sipas të dhënave në raportin e miratuar, në fund të shtatorit të këtij muaji, norma e mjaftueshmërisë së kapitali të sistemit bankar ishte 16,9%. Likuiditetit i bankave shënoi rritje në këtë tremujor, duke i mbajtur të gjithë treguesit në një nivel të kënaqshëm.
Në tremujorin e tretë, pjesëmarrja e kredive me probleme në totalin e kredive të subjekteve jo-financiare u zvogëlua për 0,5 pikë përqindjeje duke u reduktuar në 5%. Ndryshimet në rregulloren për menaxhimit të rrezikut të kredisë kanë kontribut të pjesshëm për përmirësimin e treguesve për nivelin e realizimit të rrezikut të kredisë. Në tremujorin e tretë, normat e kthimit të aktivit mesatar dhe kapitali mesatar i rezervave të sistemit bankar ishin 1.5% dhe 13.5%, respektivisht. Sa i përket periudhës së njëjtë të vitit të kaluar ato janë më të ulëta, por kryesisht si reflektim i shterjes së efekteve të ngjarjeve me karakter të një-hershëm nga marsi i vitit 2018, të cilat shkaktuan rritje të lartë të fitimeve vitin e kaluar.
Këshilli gjithashtu miratoi edhe Programin e punës së Bankës Popullore për vitin 2020. Përveç realizimit të detyrave të rregullta, në të, për vitin e ardhshëm janë planifikuar numër më i madh i projekteve të cilat do të kontribuojnë për avancimin e realizimit të funksioneve dhe arritjen efikase të qëllimeve strategjike të bankës qendrore. Programi, ndër të tjera përfshin: përgatitjen tashmë të lajmëruar të Strategjisë nacionale për edukim financiar dhe përfshirje financiare, si dhe Strategjisë nacionale për zbatimin e teknologjive financiare dhe mbështetje të zhvillimit të fintech sektorit, aktivitete lidhur me analizën e mbrojtjes e konsumatorëve të shërbimeve financiare dhe avancimin e pozicionimit institucional të Bankës Popullore në këtë fushë dhe projekt për avancimin e transparencës dhe komunikimit me publikun e Bankës Popullore. Varësisht nga ritmi i miratimit të Ligjit të ri për shërbime të pagesave dhe sisteme të pagesave, janë planifikuar edhe projekte që do të mundësojnë ndryshime ose miratim të rregullores së përshtatshme nënligjore. Në të njëjtën kohë, me qëllim rritjen e sigurisë, stabilitetit dhe efikasitetit të sistemit të pagesave parashihet zhvillimi i një procesi konsultativ përmes Këshillit Nacional për Sistemet e Pagesave, për vendosjen e udhëzimeve strategjike për përpunim të strategjisë shumëvjeçare për zhvillim të sistemit të pagesave në vendin tonë.
Këshilli gjithashtu miratoi Raportin për mbikëqyrje dhe rekomandime për punën e sistemeve të pagesave në vitin 2018. Në raport, në pajtim me kornizën e vendosur ligjore, Banka Popullore me anë të mbikëqyrjes vlerëson nëse struktura dhe funksionaliteti i sistemeve të pagesave sipas rëndësisë së tyre janë në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe nëse sigurojnë funksionim të pandërprerë, sigurt dhe qëndrueshëm të sistemit të pagesave. Gjatë vitit 2018, sistemet e pagesave në vend siguruan nivel të lartë të sigurisë dhe besimit operativ, që është një kontribut i rëndësishëm në krijimin e një mjedisi të favorshëm ekonomik.
Në mbledhjen e Këshillit u miratuan edhe Programi i punës për vitin 2020 dhe Programi afatmesëm i punës për periudhën 2020-2022 i Drejtorisë për Auditim të Brendshëm, si dhe Plani financiar vjetor, Plani vjetor për investime dhe Plani vjetor për prokurime publike për vitin 2020.