Shkup, 26 tetor 2022
Si ekonomi e vogël dhe e hapur, ekonomia jonë është nën ndikim të presioneve të krizës aktuale globale. Megjithatë, stabiliteti makroekonomik dhe stabiliteti i sektorit financiar janë ruajtur dhe sektori bankar i shëndoshë siguron mbështetjen e nevojshme për firmat dhe qytetarët. Banka Popullore gradualisht e normalizon politikën monetare, për shkak të stabilizimit të pritjeve inflacioniste dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në afat të mesëm. Për këtë, mes tjerash, u diskutua gjatë takimit mes guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe ambasadorit të Repubikës së Francës, Sirill Bomgartner, udhëheqësit të ri të Departamentit rajonal ekonomik në Ambasadën e Republikës së Francës në Beograd, Pjer Grandzhuan dhe zëvendës udhëheqësen për Ballkanin Perëndimor, Selin Erishe.
Guvernatorja Angellovska-Bezhoska theksoi se acarimi i tensioneve gjeopolitike në fillim të vitit ka sjellë presione të theksuara rritëse mbi inflacionin, por edhe presione në tregun valutor për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe varësisë së madhe të ekonomisë nga importi i energjisë. Në rrethana të tilla, Banka Popullore, thuajse edhe sikur të gjitha bankat qëndrore në botë, filloi me rritjen graduale të normës bazë të interesit, si dhe me marrjen e masave të synuara me qëllim të nxitjes së kursimit në valutë vendase dhe të nxitet financimi i projekteve për burime të rinovueshme të energjisë. Në takim u konstatua se është ruajtur me sukses stabiliteti i kursit valutor dhe rezervat devizore janë në nivelin e para pandemisë, duke siguruar mbështetje për strategjinë aktuale. Lidhur me sektorin financiar, likuiditeti dhe kapitalizimi i tij u dalluan si faktorë të rezistencës dhe kapacitet për të siguruar mbështetje të mjaftueshme kreditore. Megjithatë, duke parë rreziqet ekzistuese, përsëri u theksua nevoja për ndjekje të kujdesshme edhe në këtë segment. Futja e shtresës kundërciklike të kapitalit, u vë në dukje si masë e përshtatshme, përmes së cilës edhe më tej përforcohet rezistenca e bankave ndaj tronditjeve.
Departamenti rajonal ekonomik i Ambasadës së Republikës së Francës në Republikën e Sërbisë i mbulon vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi kryesor i Departamentit është ti ndjek dhe analizon ngjarjet financiare dhe ekonomike në rajon, ti ndjek politikat ekonomike, tregtinë e jashtme, financat publike dhe sektorin financiar, si dhe të punoj në përshtatjen dhe përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike mes Francës dhe vendeve të rajonit. Departamenti gjithashtu koordinon marrëdhëniet bilaterale me vendet dhe siguron mbështetje për zhvillim ndërkombëtar të kompanive, veçanarisht përmes ndjekjes së projekteve të mëdha.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}