Shkup, 26 shtator 2023
Rezultatet e politikës monetare që e udhëheq Banka Popullore i shohim në ngadalësimin e inflacionit, besimi i madh në valutën vendase, por edhe në ngadalësimin e moderuar të aktivitetit kreditues për të mos shkaktuar tronditje të madhe në ekonomi. Këtë e theksoi viceguvernatorja e Bankës Popullore, Ana Mitreska, gjatë vizitës në “Blumberg Adria”.
Viceguvernatorja theksoi se shtrëngimi i politikës monetare zhvillohet duke përdorur më tepër instrumente. “Filluam me shtrëngim të likuiditetit, vazhduam me rritje graduale të normave të interesit, rritëm kërkesat kapitale të bankave, vendosëm pragje të kujdesshme në lidhje me kushtet e nevojshme që duhet të plotësohen për të marrë kredi, kemi ndërhyrë në rezervat e detyrueshme, për të mbështetur denarizimin e bilanceve të bankave, por edhe përforcimin e transmetimit të sinjaleve bazë monetare”, deklaroi viceguvernatorja.
Ajo theksoi se sekuenca dhe intensiteti i të gjitha masave korrespondojnë me vlerësimet që jepen në vazhdimësi për kushtet ekonomike dhe financiare. Efekte të caktuara të vonuara të masave të marra do të ketë edhe në periudhën e ardhshme, duke qenë se masat e të gjitha bankave qendrore transmetohen me vonesë të caktuar. “Shkalla e transmetimit të ndryshimit të normës së interesit të bankës qendrore në normat e interesit të bankave, në vende të ndryshme është e ndryshme. Ndryshe është edhe në vendet e Eurozonës që kanë politikë monetare të vetme. Kjo tregon se transmetimi kudo varet nga disa specifika të vetë tregut të parasë, nga hapësira në bilancet e bankave etj. E rëndësishme është se ka transmetim, dhe tregu i kredisë dhe inflacioni reagojnë në ndryshimet monetare”, thekson viceguvernatorja Mitreska dhe shton se ndryshimi i politikës monetare në periudhën e ardhshme do të varet nga lëvizjet dhe pritjet për treguesit kryesorë.
Mitreska bën të ditur se dinamika e kreditimit për momentin është shumë afër parashikimeve pranverore të Bankës Popullore, sipas të cilave në fund të vitit kreditë do të shënonin rritje prej 5.7%. Krahasuar me dinamikën e vitit të kaluar kjo është ngadalësim afërsisht prej 10%, kur ka pasur nevojë të shtuar për kreditim dhe mbështetje likuiditeti për kompanitë për shkak të krizës energjetike, por edhe tendencë e pritshme në rrethanat e shtrëngimit gradual të kushteve financiare dhe prirje e ulët për huamarrje.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}