Shkup, 26 prill 2025
Edhe përkrah krizave të jashtëzakonshme, përmes politikave mirë të menduara dhe masave të marra në kohë, Banka Popullore luajti rol kryesor në ruajtjen e stabilitetit të ekonomisë dhe forcimin e qëndrueshmërisë së saj. Për këto arritje dhe për sfida të mëtejme u bisedua në serinë e takimeve që realizoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, në kuadër të Takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, në të cilën morën pjesë së bashku me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska dhe me ekipet e tyre.
Rezistenca e forcuar shihet përmes rritjes së rezervave valutore, të cilat janë më të larta me rreth 40% krahasuar me periudhën para krizës, gjë që është kryesisht rezultat i flukseve të forta të investimeve të huaja direkte. Ato jo vetëm që kanë ndikim pozitiv afatshkurtër në aktivitetin ekonomik, por edhe rrisin potencialin afatgjatë të rritjes së ekonomisë. Në vitin 2024, ato arritën në 7,1% të PBB-së, një nga nivelet më të larta të investimeve të huaja direkte në vendin tonë.
Në takimet me drejtorin e FMN-së për Europën, Alfred Kamer, drejtorin ekzekutiv, Jeron Klik, zëvendësdrejtorin ekzekutiv, Marniks van Rij, si dhe me shefen e Misionit të FMN-së, Anet Kjobe, u vlerësua gjithashtu se është rritur rezistenca e sistemit bankar, gjë që është e dukshme përmes rritjes së ndjeshme të pozicionit të kapitalit, duke mundësuar rritje të solide të kredisë. Sistemi jonë bankar relizoi rritje më të madhe të mjatueshmërisë së kapitalit në rajon, por edhe në krahasim me vendet tjera të Bashkimit Europian.
"Mjedisi i jashtëm është ende i paparashikueshëm dhe i pafavorshëm, gjë që mund të shihet përmes parashikimeve të fundit të FMN-së, të cilat e rishikojnë rritjen globale në rënie, dhe procesi i dezinflacionit pritet të jetë më i ngadaltë." Gjithashtu, rreziqet për situatën globale janë kryesisht në rënie, për shkak të luftërave tregtare dhe politikave të paparashikueshme tregtare. Në rrethana të tilla, si bankë qendrore, ne do të vazhdojmë të jemi konsistentë me politikat tona për të ruajtur stabilitetin në ekonomi, duke marrë parasysh pasigurinë globale dhe sfidat e brendshme. Qëllimi jonë është i qartë – kurs këmbimi stabil dhe stabilitet çmimesh si themel për rritje të qëndrueshme ekonomike”, tha guvernatorja.
U diskutua edhe Perspektiva e fundit ekonomike botërore e FMN-së, sipas së cilës inflacioni global do të vazhdojë të bjerë në 4,3% në vitin 2025 dhe 3,6% në vitin 2026 (rishikim minimal në rritje prej 0,1 p.p. që nga rishikimi i janarit). Ulja do të vazhdojë të jetë më e shpejtë në ekonomitë e përparuara, ndërsa vendet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim do të përballen me qasje pak më të ngadaltë ndaj objektivave. FMN-ja sugjeron politika të kujdesshme ekonomike dhe theks në reformat strukturore të cilat do ta mbështesin stabilitetin në afat të gjatë.
Në Takimet pranverore së bashku me guvernatoren, marrin pjesë edhe viceguvernatori Fadil Bajrami dhe viceguvernatorja Ana Mitreska.