Shkup, 26 prill 2023
Në ditën e sotme, më 26 prill, para 31 vjetëve, mbaroi procesi i pavarësisë së shtetit tonë, nëpërmjet sigurimit të pavarësisë monetare dhe futjes së monedhës kombëtare – denarin. Edhe pse ky nuk është një vit jubilar, sfidat të cilat erdhën nga mjedisi global janë një arsye e mirë për të kujtuar rrugën që kemi kaluar që ta sigurojmë pavarësinë monetare, kapacitetet që kemi ndërtuar dhe forcën që kemi për t’iu përgjigjë në mënyrë adekuate çdo situate .
Fjalët e Ciceronit “Të fortit nuk përkulen para sfidave – Fortis est non pertubaris in rebus asperis” e përshkruajnë në mënyrë të duhur rrugëtimin tonë si institucion dhe aktor shoqëror për vitet e kaluara të pavarësisë. Nga fillimi i pavarësisë monetare kaluam një sërë interpretimesh, me të cilat u ballafaquam me sukses duke u bërë më të fortë dhe duke i ngritur kapacitetet tona si bankë qëndrore. Hiperinflacioni në fillimin e viteve të nëntëdhjeta, recesioni, niveli i pamjaftueshëm i rezervave valutore, zhvlerësimi i valutës vendase dhe paqëndrueshmëria makroekonomike janë sfidat me të cilat u ballafaquam në vitet e para të pavarësisë së sistemit monetar. Si përgjigje e kësaj ishte futja e strategjisë së kursit të qëndrueshëm valutor të denarit ndaj markës gjermane në vitin 1995, ndërsa nga janari i vitit 2002, kursi i denarit u lidh me euron. Që atëherë, strategjia e kursit fiks të këmbimit është spirancë e stabilitetit të ekonomisë maqedonase.
Stabiliteti i denarit u ruajt edhe pas fillimit të disa krizave të njëpasnjëshme të përmasave të papara, pandemia e shkaktuar nga virusi kovid-19, kriza energjetike dhe lufta në Ukrainë. Banka Popullore ndërmori veprime vendimtare për ruajtjen e stabilitetit dhe nëpërmjet një sër masash dhe mjetesh, iu përgjigj në mënyrë adekuate krizave të cilat i ka ndier pothuajse çdo ekonomi botërore. Për këtë periudhë rezervat valutore vazhdimisht u ruajtën dhe ishin në nivel adekuat. Sistemi bankar dha dhe do të vazhdojë ti jep mbështetje ekonomisë dhe ajo është e mundur për arsye që edhe më tej është i fortë dhe kjo falë politikave të duhura që janë zhvilluar gjatë viteve. Në kushte të inflacionit global, më i larti në dekadat e fundit, Banka Popullore është e përkushtuar pa kompromis në përmbushjen e mandatit të saj themelor – ruajtjen e stabilitetit të çmimeve me afat të mesëm nëpërmjet të strategjisë për denar stabil. Edhe më tutje do ti përdorim të gjitha instrumentet dhe masat të cilat i kemi në disponim që të plotësojmë vazhdimisht qëllimin tonë themelor.
Për realizim të suksesshëm të qëllimit tonë, veçanarisht në kohëra të tilla krize, më i rëndësishëm është kapacitetit institucional. Gjatë viteve vazhdimisht i forcuam kapacitetet e Bankës Popullore dhe investuam në burimin tonë më të vlefshëm, njerëzit. Banka Popullore çdoherë ka qenë institucion shembullor në angazhimin e stafit cilësor, por edhe në edukimin e vazhdueshëm dhe përmirësimin e aftësive të tyre. Por, jo vetëm në vend, cilësia e stafit tonë njihet ndërkombëtarisht, nga një numër i madh i organizatave shkencore dhe financiare.
Besojmë te investimi në mendimin dhe punën shkencore, si shtytës të zhvillimit ekonomik, sepse lëvizja përpara është ajo që i shton vlerë ekonomisë. Prej ku rrjedh edhe angazhimi ynë për të qenë pjesë, por edhe shtytës të komuniteti shkencor-kërkimor të vendit.
Kaluam një rrugë të gjatë, kemi tejkaluar shumë sfida, por kemi edhe shumë sfida para nesh. Rruga eurointegruese, digjitalizimi në sektorin financiar e cila është e rëndësishme për qasje më të lehtë deri te financat, por njëkohësisht e thekson edhe nevojën për edukim më të madh financiar dhe mbrojtje të përdoruesëve të shërbimeve financiare, lehtësimin e tranzicionit të gjelbër nëpërmjet forcimit të financimit të gjelbër janë para nesh dhe imponojnë përmirësime të mëtejshme të kapaciteteve tona për t’iu përgjigjur nevojave dhe kohërave të reja. Sfidat janë para nesh dhe ato do të na bëjnë më të mirë dhe më të fortë.