Shkup, 28 mars 2024
Më 28 mars të vitit 2023(e enjte), me fillim në orën 14, në hapësirat e Bankës Popullore, do të mbahet Sesioni i 50-të i Klubit të Hulumtuesve.
Në sesion do të prezantohet punimi: “Ekzaminimi i efektit dinamik të transmetuar i çmimeve botërore në çmimet maqedonase të ushqimit” nga autorët Danica Unevska Andonova dhe Magdalena Petrovska.
Pas prezantimit të punimit është planifikuar një diskutim.
Banka Popullore bën thirrje për të gjithë hulumtuesit e interesuar të marrin pjesë në sesionin e Klubit të paraqiten në e-mail adresën: [email protected], jo më vonë se 27 mars 2023 (e mërkurë).
Klubi i Hulumtuesve i Bankës Popullore është një platformë e hapur për prezantime dhe diskutim të punimeve shkencore-hulumtuese, veçanërisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Punimet që prezantohen në sesionet e Klubit, duhet të jenë të hartuara në pajtim me prirjet dhe standardet e hulumtimeve bashkëkohore, që nënkupton analizë empirike, si dhe konkluzione të sistematizuara nga hulumtimi.
Në sesionet e Klubit si platformë për diskutim dhe këmbim të mendimit profesional mund të prezantohen rezultate dhe gjetje edhe të hulumtimit/punimit që është në version punues. Sesionet janë me karakter publik dhe fotografitë e ngjarjes publikohen në faqen e internetit të Bankës Popullore dhe në profilet e rrjeteve sociale.
Anëtarësimi në Klubin e Hulumtuesëve është me karakter të hapur.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}