Rekomandime lidhur me pagesën e pensioneve të muajit maj
Shkup, 25 maj 2020
Pas njoftimit se të gjithë bankat janë të gatshme të realizojnë pagesën e parakohshme të pensioneve të muajit maj, ju bëjmë thirrje:
- Pensionistët që zotërojnë kartë debiti dhe nge e mërkura do të kenë në dispozicion pensionin e tyre të muajit maj, për të mbrojtur shëndetin publik duhet të përpiqen që kur të kenë nevojë për para të gatshme të përdorin ATM-të. Kjo do të kontribuojë në një prani më të ulët fizike në banka dhe do t'u japë përparësi pensionistëve që aktualisht nuk zotërojnë një kartë debiti. Në rrjetin e tregtisë, sa herë që është e mundur, është më e përshtatshme të kryhen pagesa pa para të gatshme - duke përdorur kartën.
- Gjatë vizitës së filialeve dhe ekspoziturave të bankave, pensionistët që deri tani nuk kanë pasur karta debiti, duhet të dorëzojnë kërkesën e tyre për dhënien e një karte lidhur me llogarinë e tyre. Në këtë mënyrë, fondet e tyre do të jenë në dispozicionin e tyre në çdo kohë, pa pasur nevojë të vizitojnë filialet dhe ekspoziturat që të marrin para të gatshme.
- Qytetarët e grupmoshave tjera, gjatë vizitës së filialeve dhe ekspoziturave të bankave, veçanërisht gjatë pagesës së pensioneve në para të gatshme, duhet t’u japin përparësi pensionistëve që kanë nevojë për shërbime bankare.
- Gjatë një vizite të një filiali/ekspoziture duhet të realizohen të gjitha shërbimet bankare për të cilat klienti konsideron se prania fizike nëpër banka është e nevojshme.
- Gjatë vizitës së filialeve dhe ekspoziturave duhet të respektohet detyrimi për mbajtje të pajisjeve mbrojtëse personale (maskë respiratore, maskë kirurgjikale për një përdorim, maskë tekstili për më shumë përdorime, shami pambuku ose shall dhe të ngjashme).
- Të respektohen udhëzimet për distancën e duhur nga personat e tjerë, para dhe brenda objekteve të bankave.
Ju rikujtojmë se sipas orarit tashmë të publikuar, pagesa e pensioneve të muajit maj për pensionistë që nuk zotërojnë karta debiti do të kryhet sipas grupeve:
- të mërkurën, 27 maj – pensione deri në 11.000 denarë;
- të enjten, 28 maj – pensione nga 11.001 denarë deri në 14.000 denarë;
- të premten, 29 maj – pensione nga 14.001 denarë deri në 18.000 denarë;
- të hënën, 1 qershor – pensione mbi 18.000 denarë.
Bëjmë thirrje për respektimin e orarit, gjë që do të zvogëlojë ndjeshëm numrin e personave nëpër filialet dhe ekspoziturat në favor të shëndetit.
Njëjtë si gjatë pagesës së pensioneve të muajit prill, do të jemi në komunikim intensiv me bankat, duke u përpjekur që bashkërisht, të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me pagesën e pensioneve të muajit maj të realizohen në një mënyrë më të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit publik.
Besojmë që kjo qasje sistemike që është vendosur gjatë pagesës së pensioneve paraprake, me përpjekjet e përbashkëta të bankave dhe të gjithë institucioneve të përfshira në proces, përsëri do të japë rezultatet e pritura në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}