Vitin e ardhshëm, ngadalësim i inflacionit, në afat të mesëm, pritet të kthehet në 2%
Shkup, 25 nëntor 2022
Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska prezantoi projeksionet më të reja makroekonomike të Bankës Popullore para trupit diplomatik dhe para përfaqësuesëve të institucioneve ndërkombëtare. Në ngjarjen, e cila organizohet rregullisht pas çdo cikli të ri të projeksioneve makroekonomike të Bankës Popullore, morën pjesë përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kombet e Bashkuara (KB), Programi për Zhvillim i KBsë (PZhKB), Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), delegacioni i Bashkimit Europian (BE), si dhe të përfaqësive diplomatike të Shqipërisë, Bullgarisë, Gjermanisë, Greqisë, Kinës, Polonisë, Romanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Hungarisë, Francës, Holandës, Kroacisë, Zvicrës, Suedisë si dhe Spanjës.
Në prazantim u theksua se çrregullimet e ofertës shkaku luftës në Ukrainë, ndërprerjet në zinxhiret e furnizimit dhe logjistikës globale dhe shpenzimet më të larta të prodhimit të shkaktuara nga çmimet më të larta të energjisë shkaktojnë rritje të çmimeve të ushqimit në bursat botërore. Lëvizjet e tilla të çmimeve në bursat botërore u transmetuan edhe në ekonominë e vendit, duka pasur parasysh se jemi një ekonomi jashtzakonisht e hapur (140% nga BPV-ja). Duke u nisur nga fakti se çmimet e ushqimit dhe energjisë te ne formojnë tre të katërtat nga inflacioni total këtë vit, Banka Popullure bëri rishikim në rritje të inflacionit për këtë vit në 14,3%.
Megjithatë, siç e vëri në dukje guvernatorja Angellovska-Bezhoska në prezantimin, projeksionet e fundit për lëvizjet në tregjet botërore paralajmrojnë rënie graduale të presioneve të çmimeve importuese, me çka pritet që çmimet e ushqimit dhe të naftës do të shënojnë rënie gjatë vitit të ardhshëm. Si rezultat i kësaj, si dhe nën ndikim të masave të paralamëruara për subvencionimin e çmimit të energjisë elektrike për industrinë ushqimore nga ana e shtetit dhe efektet e shtrëngimit gradual të politikës monetare, në vitin 2023 parashikohet ngadalësim i inflacionit në rreth 8%-9% në bazë vjetore. Në afat të mesëm pritet stabilizim i inflacionit dhe të ulet në normat historike nga rreth 2%, pra 2,4% dhe 2% në vitin 2024 dhe 2025. Deri atëherë pritet që plotësisht të shteren efektet e rritjes së çmimeve aktuale të produkteve primare ushqimore dhe energjetike në tregun botëror, duke supozuar se nuk do të ketë tronditje të reja në kahun e ofertës.
Guvernatorja theksoi se që nga viti i kaluar Banka Popullore filloi me shtrëngimin e politikës monetare nëpërmjet disa instrumenteve, për arsye të stabilizimit të pritjeve inflacioniste, para së gjithash nëpërmjet intervenimit në tregun devizor me të cilën në mënyrë optimale rregullohet likuiditeti që është në qarkullim. Këtë vit, banka qëndrore vazhdoi me intervenime në normën e interesit, ashtuqë përkrah normës bazë të interesit, u bë rritje edhe te norma e interesit të kredive brenda natës, depozitave brenda natës edhe të depozitave për shtatë ditë. Kishte reagim edhe nëpërmjet rezervës së detyruar, me masa të cilat duhet të ndikojnë pozitivisht ndaj prirjes së kursimit me valutë vendase dhe u aktivizua edhe masa për vendosjen e shtresës kundërciklike mbrojtëse, si masë preventive për ruajtjen e stabilitetit financiar.
Në prezantim u theksua se mjedisi i jashtëm i pavaforshëm, efektet e dukshme të krizës ndaj një pjesë të kapaciteteve prodhuese vendase me rritjen e kostove prodhuese, kryesisht janë të lidhura me energjinë, si dhe ulja e fuqisë blerëse të popullsisë, janë faktorë të cilët ndikojnë në korigjimin rënës të rritjes për vitin 2022 dhe 2023. Pritjet për rritjen e ekonomisë maqedonase janë se do të ngadalësohet edhe vitin e ardhshëm, ashtu siç pritet në fakt edhe për ekonominë globale. Sipas skenarit bazë të BP, normat e rritjes shënojnë 2,3% dhe 2,6% për vitin 2022 dhe 2023, ndërsa me skenarin alternativ priten norma të rritjes prej 2% dhe 2,8%, përkatësisht për këtë vit dhe vitin tjetër. Në afat të mesëm, rritja e ekonomisë parashikohet të rritet në 3,6% në vitin 2024 dhe në 4% në vitin 2025.
Pritet që sektori bankar edhe më tej të siguroj mbështetje për ekonominë, me çka në periudhën që vjen parashikohet rritje e mëtejshme e kreditimit, edhepse me një dinamikë më të moderuar. Pritet që rritja e kredive në vitin 2022 të arrijë 9,2% në bazë vjetore, që do të nënkuptojë ngadalësim të caktuar të kreditimit në gjysmën e dytë të vitit, nën ndikim të pritjeve për aktivitet më të dobët ekonomik, rritje të pasigurisë, rritje të moderuar të bazës depozituese dhe efekt i caktar i masave të Bankës Popullore nëpërmjet politikës më të shtrënguar monetare. Rritja e kredisë, sikur edhe deri tani, do të jetë e mbështetur nga rritja e depozitave, si burim kryesor i financimit. Falë masave të ndërmarra nga Banka Popullore, rritja e depozitave ka vazhduar dhe pritet të arrijë në 3,9% deri në fund të vitit 2022. Në afat të mesëm, me forcimin e aktivitetit ekonomik, pritet rritje e depozitave prej rreth 8% në periudhën e viteve 2024 - 2025.