Shkup, 25 nëntor 2024
Me hapjen tregtare mbi 150% të PBB-së dhe eksport të mallrave dhe shërbimeve mbi 70% të PBB-së, ekonomia jonë është shembull i një ekonomie të vogël dhe të hapur të integruar me sukses në flukset tregtare globale. Në të njëjtën kohë, eksporti i shërbimeve po bëhet një nxitës gjithnjë e më i rëndësishëm i rritjes ekonomike dhe mbështetje për pozicionin e bilancit të ekonomisë me ndikim pozitiv në rezervat valutore. “Në periudhën pas vitit 2020 ka një rritje të eksportit të sektorit të shërbimeve, veçanërisht në fushën e shërbimeve kompjuterike dhe biznesore. Në sektorin e shërbimeve të TI-së, në vitin 2019 është shënuar dyfishim i pjesëmarrjes në PBB-së në raport me eksportet, ndërsa në sektorin e shërbimeve të biznesit është vërejtur rritje prej 50%”, deklaroi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska- Bezhoska në tekstin autorial të botuar në edicionin e pestë vjetor të “Top 100 eksportuesit 2024” në portalin e specializuar Izvoz.mk.
Në kolumnë, guvernatorja thekson se sipas indeksit të gatishmërisë së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për inteligjencën artificiale, vendi ynë është në vendin e 77-të nga gjithsej 174 vende, gjë që tregon hapësirë për përmirësimin e nivelit të pjekurisë digjitale të vendit për inteligjencën artificiale, nga aspekti i mjaftueshmërisë së burimeve njerëzore, infrastrukturës digjitale dhe rregulloreve në këtë fushë.
“Një tregues ku vendi ynë renditet relativisht mirë në krahasim me vendet e rajonit, madje edhe me disa nga vendet e BE-së, është përqindja e kompanive që përdorin teknologji artificiale dhe analitike në baza të mëdha të dhënash (afërsisht 13% e kompanive përdorin baza të mëdha të dhënash (ang. big data), dhe pothuajse 10% inteligjencë artificiale). Kjo tregon për një potencial për shfrytëzimin e këtij avantazhi krahasues dhe ruajtjen e performancës së mirë eksportuese të sektorit të shërbimeve në të ardhmen”, thotë guvernatorja Angellovska-Bezhoska.
Në tekst, guvernatorja vë në dukje rreziqet e mundshme, si sfidë shtesë për arritjet e ardhshme të sektorit të eksportit të Maqeonisë, si gjeofragmentimi, përkeqësimi i pritjeve për ekonominë gjermane, si partneri ynë më i rëndësishëm tregtar, si dhe ndryshimet klimatike. Guvernatorja thekson se periudha në vazhdim është e mbushur me sfida, si për politikëbërësit, ashtu edhe për subjektet ekonomike, por edhe mundësi nëse kompanitë arrijnë të përshtaten shpejt dhe me sukses ndaj ndryshimeve dinamike.
“Ekziston një nevojë e qartë për të forcuar produktivitetin, i cili po mbetet ndjeshëm pas ekonomive më të zhvilluara (për ilustrim, produktiviteti i ekonomisë vendase është rreth 50% krahasuar me produktivitetin mesatar të vendeve të BE-së), për të përmirësuar profilin konkurrues, për të ndjekur progresin teknologjik dhe për investime të reja”, theksoi Angellovska-Bezhoska.
Teksti autorial i guvernatores gjendet në lidhjen e mëposhtëm.