Shkup, 25 nëntor 2023
Në kuadër të ngjarjes për edukim financiar të organizuar nga Ministria e Financave e Holandës dhe INFE-OECD-ja, u organizua edhe sesion i veçantë me pyetje-përgjigje me Mbretëreshën Maksima të Holandës. Në takim u bisedua edhe për rëndësinë e edukimit financiar dhe për shëndetin financiar të një individi. Për progres më të madh janë të nevojshme përpjekje nga ana e politikëbërësve, por rol të rëndësishëm luajnë edhe institucionet financiare që ofrojnë shërbime financiare.
Projekti i financuar nga Ministria e Financave të Holandës dhe INFE-OECD-ja ka për qëllim të sigurojë mbështetje për vendet e Konstituencës së FMN-së dhe Bankës Botërore, duke përfshirë edhe vendin tonë, në përpjekjet për të rritur edukimin financiar, i cili, sipas anketës së kryer nga OECD-ja, në vendin tonë është i ngjashëm me atë të rajonit të Europës Juglindore, megjithatë mbetet dukshëm pas BE-së.
“Edukimi dhe përfshirja financiare është proces që kërkon inkuadrimin e më shumë palëve të interesuara për të arritur rezultate të dukshme. Strategjia jonë e parë kombëtare për edukimin financiar, e cila u miratua në vitin 2021, është bazë e mirë për qasje të koordinuar të institucioneve publike dhe private, si dhe të sektorit joqeveritar. Nga këndvështrimi i subjekteve të sektort privat dhe civil që mund të kontribuojnë në këtë fushë, edukimi financiar bëhet pjesë e përgjegjësisë së tyre sociale dhe aspekt i rëndësishëm në ndërtimin e imazhit të tyre”, theksoi guvernatorja Angellovska-Bezhoska, e cila mori pjesë në Takimin vjetor të projektit për edukim financiar, me ftesë të ministrit të Financave të Holandës dhe OECD-së.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}