Shkup, 25 tetor 2022
“Shtrëngimi i politikës monetare duhet të jetë i përshtatur me kushtet е ekonomisë dhe në praktikë shtrëngimi gradual është më i përhapur. Shtrëngimi gradual është edhe më i parashikueshëm për bankat, nga të cilat pritet ti ndjekin sinjalet dhe gradualisht ti përshtatin normat e interesit të depozitave. Banka Popullore zbaton rritje graduale të normës së interesit, me të cilën muajt e kaluar janë vënë në dukje rreziqet e inflacionit dhe për rrjedhojë janë ndërmar masa dhe njëkohësisht kujdesemi për ekonominë”, thot ekonomistja kryesore e Bankës Popullore, Aneta Kërstevska, në intervistë për gazetën “Veçer”.
“Përkrah rritjes së normës bazë të interesit Banka Popullore ka ndërmarrë edhe masa tjera të cilat gjithashtu ndikojnë mbi sistemin bankar dhe ekonominë (ndryshimet në normat e rezervës së detyrueshme, me saktë uljen e ndarjes së rezervës së detyrueshme në detyrimet në denarë dhe rritjen e detyrimeve në deviza të bankave). Të theksojmë se me masën e lirimit të bankave nga rezerva e detyrueshme për kreditë e reja të miratuara për financa të gjelbra, nxitet si kreditimi, ashtu edhe transformimi i ekonomisë drejt përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, që është kyçe në këtë periudhë të krizës”, thot Kërstevska.
Kërstevska thekson se në rrethanat aktuale rreth inflacionit, është veçanarisht e rëndësishme të stabilizohen pritjet, pra të sigurohen kushte të vendosjes së çmimeve reale të produkteve nga ana e subjekteve ekonomike – çmime të cilat janë pasqyrë reale e shpenzimeve aktuale. Nga ana tjetër, stabilizimi i pritjeve inflacioniste të konsumatorëve, duhet të siguroj kufizim të kërkesës shtesë dhe krijimit të rezervave, gjë që gjithashtu mund ta nxit inflacionin.
“Për këto arsye, bankat qëndrore mbarë botës e shohin nevojën të kontribuojnë në stabilizimin e pritjeve inflacioniste, si parakusht i nevojshëm për kufizimin e inflacionit. Nëpërmjet shtrëngimit monetar, dërgohet mesazh për kufizim të çdo presioni mbi çmimet nga ana e kërkesës dhe kontribuohet në krijimin e një mjedisi në të cilin subjektet ekonomike sillen në mënyrë racionale dhe jo sipas perceptimeve dhe pritshmërive të “nxehta”. Duket se për momentin bankat qëndrore dhe institucionet financiare ndërkombëtare po bashkohen në betejën ndaj inflacionit si problemi më i madh global, nga i cili varen parashikimet e rritjes. Njëkohësisht, mos të harrojmë se stabiliteti i çmimeve është mjedisi më i mirë për investime dhe ngritje ekonomike”, thot Kërstevska.
Kërstevska thekson se edhepse është vështirë të flitet për zhvillimet e mëtejshme të inflacionit në këto rrethana të pasigurta globale, megjithatë për ecurinë e ardhshme të inflacionit me rëndësi është fakti që parashikimet globale të inflacionit nga të gjitha institucionet ndërkombëtare tregojnë për ngadalsim të tij gjatë vitit 2023. Kjo është e mbështetur nga përpjekjet e përforcuara në ekonomitë europiane, por edhe në rajon, për transformim të sektorit energjetik dhe kalim në burimet e rinovueshme të energjisë, si dhe tashmë masat e ndërmarra mbarë botës për kufizim të inflacionit dhe pritjeve të tij, thot Kërstevska.