Shkup, 25 shtator 2020
Banka Popullore, Asociacioni Bankar Maqedonas dhe Komisioni për Letra me Vlerë shpërblyen nxënësit me rezultate më të mira në Kuizin Evropian të Parasë dhe mentorët e tyre
Aktivitetet në fushën e edukimit financiar janë dhe duhet të vazhdojnë të jenë një prioritetet. Kjo është vërtetuar gjatë Kovid krizës, e cila pavarësisht natyrës së saj nuk i ndaloi aktivitetet për nxitjen e kulturës më të lartë financiare. Vërtetim konkret është edicioni i sivjetshëm i Kuizit Evropian të Parasë, i cili për shkak të pandemisë u mbajt përmes platformave online. Gati 500 studentë morën pjesë në garën nacionale, dhe pjesëmarrësit nga vendi ynë ishin më të shumtët në finalen e madhe evropiane, gjë që konfirmon edhe një herë që investimet në edukimin financiar në periudhën e kaluar japin rezultate, veçanërisht në mesin e popullatës së re.
Dje, në Bankën Popullore dhe në Asociacionin Bankar Maqedonas (ABM) u mbajtën takime me nënkampionët evropian Hristijan Andovski dhe me nxënësit që arritën rezultate më të mira në garën nacionale - Edon Hambari dhe Antonio Jordanoski dhe mentorët e tyre Merita Tairi dhe Ilço Jordanoski, dhe gjithashtu mori pjesë edhe Aleksandra Boshkovksa-Spasovksa - mentore e Andrej Shumanski, i cili fitoi vendin e dytë në garën nacionale, por nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në këtë ngjarje. Me këtë rast u ndanë çmimet për suksesin e arritur.
Për garuesit dhe mentorët e tyre gjithashtu u ndanë edhe dhurata simbolike nga Banka Popullore, ABM-ja dhe Komisioni për Letra me Vlerë.
Në takimin në Bankën Popullore, duke i uruar nxënësit dhe mentorët e tyre për suksesin e arritur, guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska theksoi se banka qendrore mbetet e angazhuar në arritjen e përcaktimit dhe misionit të saj strategjik të jetë mbështetës dhe nxitës i të rinjve që përmes edukimit dhe kërkimit dëshirojnë t’i thellojnë njohuritë e tyre në fushën e ekonomisë dhe financave.
„Më vjen mirë që me aktivitetet në fushën e edukimit financiar që Banka Popullore i filloi disa vjet më parë, arritëm të inkurajojmë investime gjithëpërfshirëse në këtë fushë, sepse investimi në njohuritë financiare nënkupton investim në stabilitetin dhe zhvillimin e sistemit financiar dhe ekonomisë në tërësi. Fakti që tashmë dy vite, vendi ynë merr pjesë në garën më të madhe evropiane në fushën e edukimit financiar për të rinjtë dhe dy vite me radhë, një përfaqësues i yni shpallet nënkamption, na detyron që investimet dhe përpjekjet për nxitje të interesit për edukim financiar dhe përfshirje financiare në të ardhme të jenë edhe më të mëdha. Mirëpo, në të njëjtën kohë të vazhdojmë t’i mbështesim këta të rinj që në kohën që është para nesh do të të jenë nxitësit e rrjedhave financiare në ekonominë tonë.“ - porositi Angelovska-Bezhoska.
Ajo gjithashtu shprehu kënaqësinë që përmes investimeve në edukimin financiar, bankat vërtetojnë rolin e tyre si bartës të të përgjegjësisë shoqërore të zhvillimit ekonomik.
Kryetarja e ABM-së, Maja Stevkova-Shterieva, ndër të tjera, theksoi se ABM-ja, të gjithë anëtarët dhe bashkëpunëtorët e saj gjithmonë do të japin mbështetje maksimale dhe nxitje për popullatën e re që tregojnë interes për thellimin e njohurive të tyre në fushën e financave dhe ekonomisë.
„Është një kënaqësi e madhe kur një projekt i këtillë realizohet me sukses. ABM-ja investon në edukimin e të rinjve, sepse ata janë ardhmëria jonë dhe të gjithë ne duhet të kontribuojmë në pasurimin e njohurive dhe arsimimit të tyre në mënyrë që ata të qëndrojnë këtu. Sa më shumë që edukohen të rinjtë për financa, aq më shumë bizneset ose vendimet financiare që në të ardhmen do t’i fillojnë ose marrin do të jenë të suksesshëm. Përsëritja e suksesit në nivel evropian, edhe një herë vërteton se investimi intensiv në edukimin financiar të të rinjve në vend, tashmë jep rezultate të dukshme, si përmes interesit të të rinjve në përfitimin e njohurive në fushën e financave, ashtu edhe në rritjen e kulturës së tyre financiare.“ - theksoi Stevkova-Shterieva.
Ndryshe, pjesëmarrja e vendit tonë në Kuizin Evropian të Parasë është nën organizimin e Asociacionit Bankar Maqedonas, në bashkëpunim me Bankën Popullore dhe Komisionin për Letra me Vlerë, me mbështetje të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Financave.