Shkup, 25 maj 2023
“Strategjia e parë kombëtare për edukim dhe përfshirje financiare 2021 – 2025, e miratuar nga Banka Popullore së bashku me rregullatorët tjerë financiar, zbulon boshllëqet në edukimin dhe përfshirjen financiare nga aspekte të ndryshme, mes tyre edhe hendeku gjinor. Njëkohësisht parashikon edhe masa për ballafaqimin me ato”, theksoi ekonomistja kryesore e Bankës Popullore, Aneta Kërstevska, në panel diskutimin në kuadër të ngjarjes së sotme në të cilën u promovua studimi i Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim për reforma të klimës investuese për përgjegjësi / përgjegjshmëri gjinore (GRICA) në Maqedoninë e Veriut. Sipas matjes së fundit të INFE-OECD-së, në njohurinë e financave gratë kanë 53%, ndërsa burrat 59% të pikave totale, me çka hendeku gjinor shënon 6 p.p. (përkundër mesatarës prej 4 p.p. në rajon). Duke u nisur nga fakti se edukimi financiar është një nga parakushtet e përfshirjes më të madhe financiare, në Strategjinë, është parashikuar hartimi i trajnimeve të posaçme për gratë sipërmarrëse. Mesatarisht, në periudhën 2019 – 2022, ligjeratat edukative të Bankës Popullore të mbajtura gjatë Ditëve të Edukimit Financiar, në bazë të thirrjes publike deri te të gjithë të interesuarit, mbizotëron pjesëmarrja e popullsisë femërore me 61%, e cila sigurisht është në favor të ngushtimit të hendekut gjinor në njohuritë e financave dhe mobilizimin më të mirë të potencialit zhvillimor të disponueshëm të ekonomisë.
Banka Popullore bën përpjekje të forta për mbështetjen e barazisë gjinore në botën e financave, me promovimin dhe ndërtimin e mundësive të barabarta për gratë dhe burrat dhe krijimin e sistemit të përfshirë financiar. Banka Qëndrore, sipas Indeksit të barazsë gjinore në institucionet financiare të Forumit Zyrtar Britanik të Institucioneve Monetare dhe Financiare OMFIF, është lider botëror në përfaqësimin e grave në strukturën drejtuese, i kushton vëmendje të veqantë në rritjen e njohurisë financiare te gratë nëpërmjet rritjes së njohurive dhe aftësive të tyre në fushën e financave. Banka Popullore tash më disponon me disa të dhëna të caktuara të përfshirjes financiare sipas strukturës gjinore dhe do të punojë në përmirësimin e mëtejshëm të statistikave nga aspekti gjinor, si bazë e marrjes së vendimeve, shkaku i sigurimit të klimës afaristë më të volitshme nga aspekti gjinor.
Studimi i prezantuar i EBRD-së përmban analizë të faktorëve të cilët ndikojnë mbi klimën investuese nga perspektiva gjinore dhe njëkohësisht ofron mbështetje dhe udhëzime për reformat e mëtejshme me qëllim të klimës investuese në Maqedoninë e Veriut që të bëhet e përgjegjësi gjinore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}