Shkup, 25 prill 2025
“Banka Popullore zbatoi masa makroprudenciale të duhura dhe në kohë, të cilat mundësuan qëndrueshmëri të inflacionit, ruajtje të qëndrueshme të kursit të denarit dhe forcim të qëndrueshmërisë financiare. Megjithatë, duke pasur parasysh pasigurinë e lartë gjeopolitike, është e rëndësishme të vazhdohet me politika të kujdesshme makroekonomike, por edhe me forcimin e mëtejshëm të institucioneve. Në këtë kontekst e rëndësisë së veçantë është ruajtja e pavarësisë së bankës qendrore”. Kështu u theksua në takimin e guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, me zëvendësdrejtorin gjeneral të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li, në margjinat e Takimeve Vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore. Në takim mori pjesë edhe ministrja e Financave Gordana Koçovska Dimitrievska.
Në kushtet e goitjeve globale të çmimeve dhe paqëndrueshmërisë, Banka Popullore u përgjigj me një sërë masash gjithëpërfshirëse, të cilat përfshinin ndërhyrje në tregun valutor, rregullim të normave të interesit, rezervë të detyrueshme dhe kufizime makroprudenciale. “Me këto masa jo vetëm që kemi arritur ulje të ndjeshme të inflacionit në nivel njëshifror, por kemi siguruar edhe stabilitet të kursit të këmbimit dhe bilance të shëndetshme dhe të forcuara të sektorit bankar”, theksoi Angellovska-Bezhoska.
Në takim,theks i veçantë u vu në zhvillimet e fundit gjeopolitike, të cilat krijojnë pasiguri të reja në ekonominë globale dhe tregjet financiare botërore. U theksua se në kushte të tilla, për ekonomitë e vogla të hapura ndaj botës, është veçanërisht e rëndësishme të ndjekin politika të shëndosha, të krijojnë hapësirë për reagim ndaj goditjeve të mundshme dhe të kenë institucione të forta. Pikërisht në këtë kontekst u vu theksi në përmirësimin e mëtejmë të kornizës ligjore për Bankën Popullore në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare. E gjithë kjo kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale të Bankës Popullore dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së saj.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}