Shkup, 25 Shkurt 2022
Sot me mentorët e paraqitur nga 70 shkolla fillore dhe të mesme të vendit si dhe me nxënësit e tyre nga 170 klasa, u mbajt takim virtuel pune për përgatitjen e Kuizit Evropian të Parasë për këtë vit – një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është edukimi financiar i nxënësve të grupmoshave prej 13 deri 15 vjeç.
Mentorët dhe nxënësit u njoftuan me mënyrën dhe rrjedhshmërinë e mbajtjes së kuizit dhe materialeve për përgatitje nga Banka Popullore dhe Komisioni i Letrave me Vlerë. Njëherit, u zhvillua edhe një ushtrim i shkurtë për pjesëmarrësit e garës kombëtare.
Në event morrën pjesë edhe fituesit e vitit të kaluar, të cilët i ndanë përshtypjet e tyre nga kjo garë.
Gara kombëtare, ku do të zbulojmë dy nga nxënësit që do të përfaqësojnë vendin tonë në finalen evropiane, do të mbahet më 24 mars të vitit 2022 përmes platformës elektronike „Kahoot”.
Vendi ynë për herë të katërt është pjesë e këtij projekti të rëndësishëm të Federatës Evropiane Bankare që ka për qëllim nxitjen e edukimit financiar të të rinjve në Evropë.
Kuizi organizohet nga Asociacioni Bankar Maqedonas në bashkëpunim me Bankën Popullore dhe Komisionin e Letrave me Vlerë dhe me mbështetje të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Infographic EUROPEANMONEYQUIZ.EU
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}