Shkup, 25 janar 2021
Përfundoi me sukses projekti i Bankës Popullore për forcimin e kapaciteteve të institucioneve financiare jobanka për të cilat ajo është rregullator, i realizuar me mbështetjen e Programit Global për Luftimin e Rrjedhave të Paligjshme Financiare të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Në kuadër të projektit, Banka Popullore zhvilloi trajnim për ofruesit e shërbimit transfer i shpejtë i parave dhe nën-agjentët e tyre dhe për zyrat e autorizuara të këmbimit.
Përmes trajnimeve dhe arritjes së një depërtimi më të lartë në rregullore, Banka Popullore intensifikoi investimet në forcimin e kapaciteteve të institucioneve financiare jobanka për të cilat ajo është rregullator. Përmes projektit të mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Banka Popullore gjatë dhjetorit të vitit të kaluar dhe gjatë janarit të këtij viti, realizoi trajnime për mbi 100 zyra të autorizuara të këmbimit dhe ofrues të shërbimeve transfer i shpejtë i parave dhe 150 nën-agjentëve të tyre në vend. Një pjesë e veçantë e trajnimeve iu kushtua rezultateve të Vlerësimit Nacional të Rrezikut, si dhe ndryshimeve në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit që do të pasojnë si rezultat i harmonizimit të këtij Ligji me Direktivën e Pestë të Unionit Evropian për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit - PPPFT. Qëllimi i trajnimeve të këtilla është rritja e ndërgjegjes dhe kapacitetit të ofruesve të shërbimeve transfer i shpejtë i parave dhe nën-agjentëve të tyre dhe zyrave të autorizuara të këmbimit për zbatimin e detyrimeve të tyre në këtë segment të punës.
Në ngjarjet që u mbajtën në mënyrë virtuale u dhanë përgjigje për më shumë çështje për të cilat ofruesit e shërbimit transfer i shpejtë i parave dhe zyrat e autorizuara të këmbimit shprehën interes shtesë. Duke bërë këtë, pjesëmarrësit shprehën kënaqësinë që rregullatori kontribuon edhe në këtë mënyrë në forcimin e kapaciteteve të tyre.
Si rezultat i këtij projekti të mbështetur nga GIZ-i, Banka Popullore do të publikojë një Qarkore për përvojat më të mira të cilat ofruesit e shërbimeve transfer i shpejtë i parave duhet t’i kenë parasysh gjatë zbatimit të masave dhe aktiviteteve nga Ligji për PPPFT.
Me mbajtjen e trajnimit për zyrat e autorizuara të këmbimit, muajin e kaluar përfundoi me sukses edhe ky projekt shumë mujor i mbështetur nga GIZ.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}