Shkup, 24 dhjetor 2021
Viti që po kalon është vit i rikuperimit gradual pas goditjes së parë nga pandemia. Ndryshe nga kriza e mëparshme globale, e cila shkaktoi dhimbje të gjatë dhe të lehtë, kriza e koronës shkaktoi dhimbje të shpejtë dhe të mprehtë - fillimisht me një efekt më të madh dhe më të përhapur se kriza globale financiare, por me një rikuperim më të shpejtë. Për vitin 2022 parashikohet rritje prej 3,9%, me të cilën ekonomia do të arrinte nivelin e parakrizës, por rreziqet ende janë të pranishme - tha në intervistë për “Kapital” guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska.
“Arritjet e deritanishme janë kryesisht në përputhje me pritjet e Bankës Popullore. Dinamika e rimëkëmbjes ekonomike është solide dhe rritja në tre tremujorët e parë prej 4.6% është shumë afër parashikimeve tona prej 4.2%. Për dallim nga kriza e mëparshme globale, e cila shkaktoi dhimbje të gjatë dhe të lehtë, kriza e koronës shkaktoi dhimbje të shpejtë dhe të mprehtë - fillimisht me një efekt më të madh dhe më të përhapur se kriza globale financiare, por me një rikuperim më të shpejtë. “Kjo në radhë të parë është për shkak se kjo krizë nuk doli nga prishja e themeleve ekonomike, por nga kriza në sistemin shëndetësor dhe nga nevoja e pakompromis për ruajtjen e shëndetit publik”, tha Angelovska-Bezhoska në intervistë.
Guvernatorja tha se bankat kanë qenë mbështetje e rëndësishme për sektorin real gjatë krizës së koronës, për shkak të pozicionit të fortë të kapitalit dhe likuiditetit të sistemit bankar përpara pandemisë, por edhe reagimit të shpejtë dhe të fortë të Bankës Popullore, e cila nga fillimi i pandemisë ndërmorri një sërë masash për lehtësimin e kushteve financiare në ekonominë vendase dhe rritjen e likuiditetit dhe fleksibilitetit të bankave.
Për vitin e ardhshëm, Banka Popullore parashikon rritje prej 3,9% të PBB-së, e cila në vitin 2022 do të arrijë nivelin e ekonomisë para krizës.
“Vlerësimi për rritjen e mëtejshme të ekonomisë në vitin 2022 bazohet në disa supozime, kyçe është rimëkëmbja e ekonomisë evropiane si partneri ynë më i rëndësishëm tregtar. Sipas parashikimeve të fundit të Bankës Qendrore Evropiane, pas rritjes në eurozonë prej rreth 5.1% këtë vit, për vitin e ardhshëm parashikohet rritje solide prej 4.2%. Kjo, së bashku me një situatë më të favorshme të çmimeve të metaleve, do të ndikonte drejtpërdrejt pozitivisht në eksportin tonë dhe indirekt në segmente të tjera të ekonomisë. Për sa i përket mjedisit të brendshëm, pritet që procesi i imunizimit të vazhdojë, i cili do të ndikojë pozitivisht në besimin dhe sjelljen e subjekteve ekonomike dhe konsumin dhe investimin e tyre. “Duke pasur parasysh kapitalizimin e lartë dhe likuiditetin e sistemit bankar, pritet mbështetje e mëtejshme solide kreditore e rritjes”, tha Angelovska-Bezhoska.
Megjithatë, siç theksoi guvernatorja, ka rreziqe negative për këto projeksione. Siç janë situata e pasigurt epidemiologjike, rritja e çmimeve të energjisë, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit në shkallë globale, por edhe shtrëngimi i mundshëm më i shpejtë i kushteve financiare globale.
Lidhur me inflacionin, guvernatorja tha se duke pasur parasysh projeksionet e institucioneve financiare ndërkombëtare për stabilizimin e çmimeve të produkteve parësore vitin e ardhshëm, pritet që të ketë një stabilizim të caktuar të inflacionit në vendin tonë. Megjithatë, çmimet në tregjet parësore janë të ndryshueshme dhe shumë të pasigurta, për çka Banka Popullore monitoron me vëmendje ndryshimet në çmimet e importit dhe faktorët që i shtyjnë ato, si dhe faktorët vendas. Nëse vlerësohet e nevojshme, Banka Popullore është e gatshme të përgjigjet duke përdorur disa nga instrumentet monetare në dispozicion.