Shkup, 24 nëntor 2024
Viceguvernatorja Emilia Nacevska mori pjesë në takimin e viceguvernatorëve nga Ballkani Perëndimor, kushtuar procesit të anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), që u mbajt në Budapest me ftesë të Bankës Popullore të Hungarisë. Përfaqësues të lartë të bankave qendrore nga rajoni patën mundësinë që të njihen me përvojën hungareze në procesin e anëtarësimit në SEPA, si dhe me infrastrukturën financiare hungareze si një model i mundshëm për integrimin në SEPA. Në takim u theksua rëndësia e përgatitjes në kohë nga aspekti operativ dhe teknik i ofruesve të shërbimeve pagsore nga vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim të shpejtë në skemat e pagesave (sistemet e pagesave) në SEPA. Në këtë kontekst, u theksua gatishmëria e Bankës Popullore të Hungarisë, në kuadër të presidencës aktuale të Hungarisë me Këshillin e Bashkimit Europian, të ndihmojë në bashkëpunim me Bankën Qendrore Europiane për të ofruar qasje të thjeshtuar për ofruesit e shërbimeve pagesore nga vendet e Ballkanit Perendimor në infrastrukturën europiane të pagesave.
Viceguvernatorët e bankave qendrore nga rajoni theksuan se po punojnë me përkushtim në harmonizimin e kornizës ligjore me legjislacionin europian dhe shprehën pritshmërinë e tyre për përfundimin me sukses të procesit formal për anëtarësim në SEPA. Në të njëjtën kohë, tre banka qendrore nga rajoni, përfshirë edhe tonën, kanë dorëzuar zyrtarisht aplikimet për anëtarësim në SEPA në Këshillin Europian të Pagesave, ndërsa pjesa tjetër e vendeve janë në proces të përgatitjes së kërkesës. Në pritje të një vlerësimi pozitiv të kërkesave të paraqitura për anëtarësim në SEPA, viceguvernatorët theksuan nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit të mirë ndërmjet bankave qendrore të rajonit, si dhe me institucionet e Bashkimit Europian, me qëllim të përgatitjes efikase të ofruesve të shërbimeve pagesore në periudhën e ardhshme për plotësimin e kërkesave për anëtarësim operativ në SEPA, pasi të ketë përfunduar procesi formal i vlerësimit të kërkesës.
Anëtarësimi në SEPA do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët, kompanitë dhe ekonominë në përgjithësi. Me anëtarësimin në sistemet e pagesave në SEPA, ofruesit e shërbimeve të pagesave do të mund të ofrojnë ekzekutim më të lirë dhe më të shpejtë të pagesave në euro, gjë që do të mundësojë integrim më të madh financiar ndërmjet vendeve të rajonit, si dhe me vendet e tjera të SEPA-s. Në të njëjtën kohë, anëtarësimi në SEPA do të ulte ekonominë gri me 2 p.p në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore.
Në delegacionin e Maqedonisë, përveç viceguvernatores Nacevska, mori pjesë edhe Igor Veliçkovski, drejtor i Sektorit për operacione në tregjet financiare dhe sistemet pagesore. Në takim morën pjesë viceguvernatorët me ekipet e tyre nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}