Shkup, 24 tetor 2022
Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska moderoi një nga tre panel diskutimet në Konferencën e Bankës Qendrore të Polonisë dhe dy panelet e tjera u moderuan nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Austrisë dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Lituanisë. Konferenca iu kushtua procesit të konvergjencës në rajonin e Europës Qendrore dhe Juglindore. “Nuk ka dyshim se në tre dekadat e fundit ka pasur përparim të madh në transformimin e ekonomive të vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore dhe në konvergjencën e tyre drejt ekonomive të përparuara të BE-së, me shpejtësi të ndryshme për vende të ndryshme në periudha të ndryshme. Megjithatë, rajoni i Ballkanit Perëndimor shënon progres më të ulët, ku të ardhurat në raport me të ardhurat mesatare në BE-15 janë ende mesatarisht më pak se 40%”, tha guvernatorja Angellovska-Bezhoska, gjatë hapjes së panelit.
"Gjatë pandemisë u vërejt ngadalësim i konvergjencës, ndërsa rreziqet e ngadalësimit të mëtejshëm theksohen nga goditjet me të cilat po përballemi momentalisht" theksoi guvernatorja, duke shtuar se pandemia dhe goditjet e tjera që pasuan goditën të gjitha ekonomitë, por jo me intensitet të njejtë për shkak të strukturave të ndryshme dhe dallimeve në politika. Kjo thekson më tej rrezikun e divergjencës së mëtejshme në vend të konvergjencës, d.m.th. rreziku i rritjes së zbrastirës në prosperitetin ekonomik. Ky rrezik është edhe më i theksuar për vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian sepse nuk kanë qasje në fondet e BE-së që janë të destinuara për këtë (për shembull Fondi i Rimëkëmbjes nga Pandemia i cili financon investimet dhe reformat strukturore). Ngadalësimi i konvergjencës është rezultat i faktorëve ciklik dhe strukturorë dhe reflektohet gjithashtu në potencialin e reduktuar të rritjes së rajonit. Potenciali i reduktuar i rritjes shpjegohet nga tre faktorët afatgjatë të rritjes: kapitali njerëzor, kapitali fizik dhe produktiviteti.
Duke folur për fuqinë punëtore të popullatës në shtete, Angellovska-Bezhoska theksoi se rajoni po përballet me rënie të shkallës së popullatës së aftë për punë që është reflektim i lëvizjeve jo të favorshme demografike, por edhe i emigrimit. Duke pasur parasysh vlerësimet se në disa vende rreth 1/3 e emigrimit janë persona me kualifikim të lartë, këto lëvizje ndikojnë negativisht jo vetëm në vëllim, por edhe në cilësinë e fuqisë punëtore. Prandaj, reformat strukturore janë thelbësore për rritjen e potencialit për rritje dhe për përafrim me të ardhurat e ekonomive të zhvilluara në BE.
Kornell Ban, profesor inordinar i ekonomisë politike ndërkombëtare në Shkollën e Biznesit të Kopenhagës, Dejvid Marsh, president i Forumit Zyrtar të Institucioneve Monetare dhe Financiare (OMFIF) dhe Rajner Martin, drejtor i Departamentit të Hulumtimeve në Bankën Popullore të Sllovakisë diskutuan perspektivat për konvergjencën e vazhdueshme në Europën Qendrore, plakjen e popullsisë dhe rritjen e kostove të fuqisë punëtore, për modelet ekonomike të rritjes dhe sistemet financiare që janë mbështetje e rëndësishme e nxitjes së rritjes ekonomike, si dhe për hartimin e politikave të përshtatshme makroekonomike në kushte pasigurie të lartë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}