Shkup, 24 shtator 2022
Vëllimi i transakcioneve me patundshmëri në vitin 2021 e tejkaloi nivelin e para pandemisë dhe rritje e çmimit të banesave u përshpejtua dhe është mbi mesatarën dhe tendencën afatgjate. Çmimet e banesave gjatë vitit 2021 u rritën për 6,1%, ku rritja ishte më e ndjeshme në gjysmën e dytë të vitit. Norma e rritjes së çmimit të banesave në ekonominë e vendit është pak më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian ku shënon 8,3%.
Rritja e çmimeve të banesave në një anë është reflektim i faktorëve të ofertës, siç janë shpenzimet e rritura të materialeve ndërtimore dhe efektet e pandemisë në ofertën e banesave në vitin e kaluar. Përkatësisht, shkaku pandemisë një pjesë e punimeve u shtynë, kështu që oferta me banesa të përfunduara në vitin 2020 u zvogëlua, e cila tash më po shënon rritje në vitin 2021. Rritje të ndjeshme shënon edhe numri i lejeve për ndërtim, që tregon për një rritje të mëtejshme të ofertës edhe në periudhën e ardhshme, në kushte kur numri i banesave të pashitura vazhdon të rritet.
Edhe në vitin 2021, shënohet një rritje solide e kredive për banim, si një prej burimeve të financimit të transakcioneve me patundshmëri, që kontribuon në ruajtjen e kërkesës në këtë segment të tregut. Kreditë e banimeve gjatë vitit 2021 shënuan rritje mesatare për rreth 14%. Kushtet e favorshme të financimit me norma të ulëta të interesit, si dhe rreziku më i ulët i kredive për banim (të cilat janë me normë më të ulët të kredive me probleme prej 0,6%) janë faktorë që kontribuojnë në rritjen e kredive për banim te familjet.
Lëvizjet e tregut të patundshmërive për momentin nuk japin shenja për rritje serioze të rreziqeve të stabilitetit financiar lidhur me këtë segment, por është e nevojshme ndjekje e kujdesshme. Megjithatë, lufta në Ukrainë dhe pasiguria që vjen për aktivitetin ekonomik vendas dhe inflacionin janë faktorë të rrezikut që mund të ndikojnë në tregun e patundshmërive në periudhën e ardhshme. Banka Popullore edhe në periudhën e ardhshme me vëmendje do ti ndjek ngjarjet e tregut të patundshmërive dhe rreziqet që vijnë nga ato dhe në të ardhmën është e gatshme të merr masa përkatëse makroprudente, nëse vlerësohet se është e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit financiar.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}