Shkup, 24 gusht 2023
Banka Popullore, si operator dhe pronar i Sistemit të pagesave ndërbankare të Maqedonisë (MIPS), kreu vetëvlerësimin e parë për harmonizimin e punës së saj me kërkesat e parimeve ndërkombëtare{1]. Në raportin e vetëvlerësimit, është konstatuar harmonizimi i sistemit me kërkesat e parimeve, të cilat në rregulloren e brendshme janë shndëruar në Vendimin për kriteret e klasifikimit të sistemeve të pagesave, standardet për punën e tyre dhe kërkesat për mekanizëm të garantuar. Harmonizimi i MIPS-it me kërkesat rregullatore në pajtim me standardet ndërkombëtare për punën e sistemeve të pagesave, ofron kushte për funksionimin e sigurt të tij dhe menaxhimin adekuat me rreziqet që rrjedhin nga puna, e cila është me rëndësikryesore për kryerjen e pandërprerë të pagesave, ndërsa me atë edhe për aktivitetin e përgjithshëm ekonomik dhe stabilitetin e sistemit financiar në vend. Për qëllime të menaxhimit të këtyre rreziqeve, Banka Popullore ka miratuar kornizë ligjore, e cila përbëhet nga vendime, rregulla dhe udhëzime për pjesëmarrësit dhe ka vendosur procedura dhe mjete të brendshme, të cilat janë shpjeguar më hollësisht në raport.
MIPS është sistem për kryerjen e pagesave me vlera të mëdha dhe pagesave urgjente në denarë, në kohë reale në bazë bruto (RTGS - Real Time Brus Settlement System). MIPS filloi me punë në korrik të vitit 2001. MIPS ka 20 pjesëmarrës, në të menaxhohen dhe mbahen llogaritë përmes të cilave pjesëmarrësit i shlyejnë porositë e pagesave në denarë, në kohë reale dhe me fondet monetare që gjenden në bankën qendrore.
MIPS është sistem pagesash me rëndësi sistemike, funksionimi i të cilit është i domosdoshëm për punën dhe stabilitetin e institucioneve financiare dhe tregjeve, si dhe për zhvillimin ekonomik. Rrjedhimisht, vëmendje e veçantë i kushtohet menaxhimit me rreziqet në punën e tij, siç janë: rreziku sistemik, ligjor, kreditit, likuiditetit, operativ dhe rreziku afarist. Roli i MIPS në sistemin maqedonas të pagesave është kryesor sepse mundëson qarkullim efikas të parave në ekonominë. Përparësi themelore e përdorimit të tij, për pjesëmarrësit dhe klientët e tyre, është shpejtësia dhe besueshmëria e kryerjes së pagesave. Domethënë, urdhër transfertat e fondeve monetare pranohen pandërprerë në kuadër të orarit të punës në MIPS, ku kalojnë vetëm disa minuta ndërmjet dërgimit të urdhëresës nga pjesëmarrësi dhe pranimi i fondeve monetare nga pjesëmarrës tjetër në MIPS për të cilin janë të destinuara, kështu që pagesat kryhen gjatë ditës së punës.
Raporti është në dispozicion në ueb faqen e Bankës Popullore.
1 “Parimet për infrastrukturën e tregjeve financiare“ (Principles for Financial Market Infrastructures) të lëshuara nga Komiteti për sistemet e pagesave dhe shlyerjes gjatë Bankës për shlyerje ndërkombëtare dhe Komiteti teknik i Organizatës Ndërkombëtare të komisioneve për letra me vlerë në prill të vitit 2012.