Shkup, 24 qershor 2024
Më datë 27 qershor 2024, (e enjte), me fillim nga ora 14:00, në hapësirat e Bankës Popullore do të mbahet Sesioni i 51-të i Klubit të Hulumtuesve.
Në këtë sesion do të prezantohen punimet: “Rritja ekonomike e nxitur nga integrimi: Rasti i integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian” nga autorja Nikita Ristovski dhe “Politika monetare dhe kanalet e çmimeve të aseteve në kontekstin e rajonalizimit të tregjeve të aksioneve në vendet e ish-Jugosllavisë” të autorit Stefan Tanevski. Autorët Nikita Ristovski dhe Stefan Tanevski janë fituesit e çmimit të parë dhe të dytë të hulumtuesve të rinj për vitin 2024.
Pas prezantimit të punimit është planifikuar një diskutim.
Banka Popullore shpall thirrje për të gjithë hulumtuesit që janë të interesuar të marrin pjesë në sesionin e Klubit që të paraqiten në adresën e emajlit: [email protected], jo më vonë se 26 qershor 2024 (e mërkurë).
Klubi i Hulumtuesve i Bankës Popullore është një platformë e hapur për prezantime dhe diskutim të punimeve shkencoro-hulumtuese, veçanërisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Punimet që prezantohen duhet të jenë të punuara në pajtim me trendet dhe standardet e hulumtimeve bashkëkohore, gjë që nënkupton analizë empirike, si dhe përfundime të sistematizuara nga hulumtimi.
Në sesionet e Klubit si platformë për diskutim dhe shkëmbim të mendimeve profesionale, mund të prezantohen rezultate dhe gjetje edhe nga hulumtimi/punimi i cili është në version punues. Sesionet janë të karakterit publik dhe fotografitë nga ngjarja publikohen në ueb faqen e Bankës Popullore dhe në profilet e rrjeteve sociale.
Anëtarsimi në Klubin e Hulumtuesëve është me karakter të hapur.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}