Shkup, 24 prill 2023
Banka Popullore gjatë javës së ardhshme do të realizojë më shumë aktivitete në drejtim të kremtimit të tridhjetë e njëvjetorit të pavarësisë monetare, gjegjësisht vendosjes së denarit si valutë kombëtare dhe pavarësisë së Bankës Popullore, nën moton “Kremtojmë denarin!“. Shpallja e pavarësimit monetar më 26 prill është ngjarje e rëndësishme për vendin tonë, ndërsa njëherësh edhe hap i rëndësishëm në përmbylljen e pavarësisë.
Ndër vite Banka Popullore ndërtohej dhe u vendosë si bankë qendrore bashkëkohore, kredibile, e njohur ndërkombëtarisht dhe e pavarur, por edhe si institucion që e ka nxitur mendimin shkencor dhe punën, edukimin e vazhdueshëm dhe edukimin financiar. Që atje, në kuadër të javës së kremtimit do të ndahet edhe Çmimi i vitit për hulumtues të rinj për punimin më të mirë nga fusha e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemeve bankare.
Për rrugën e krjimit dhe vendosjes së parave të Maqedonisë, janë përpunuar dy video-regjistrime edukative nga të punësuarit në Muzeun e Bankës Popullore, Maja Haxhimaneva, Eftimija Pavllovska dhe Dijana Vançevska. Video-regjistrimet, përveç asaj që do të publikohen, do të dorëzohen edhe në shkollat në mbarë vendin për të shërbyer në procesin e mëtejmë edukativ për historinë tonë dhe valutën.
Me qëllim të ndahet procesi historik dhe vlerat që udhëhoqën politikëbërësit gjatë pavarësisë monetare, janë përgatitur video deklarata të disa prej atyre që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në procesin e vendosjes dhe ndërtimit të pavarësisë monetare, valutës vetanake, por edhe kanë kontribuar dhe po kontribuojnë në afirmimin e Bankës Popullore si institucion bashkëkohor dhe i besueshëm. Deklaratat e të gjithë guvernatorëve të mëparshëm Borko Stanoevski, Ljube Tërpevski, Petar Goshev, Dimitar Bogov, Anita Angellovska-Bezhoska, e përfaqësuesve të tjerë shoqërorë si Xhevdet Hajredini, Trajko Sllaveski, Mihaill Petkovski, Abdulmenaf Bexheti, Taki Fiti, Gligor Bishev, si dhe perceptimet e vice guvernatoreve Emilija Nacevska dhe Ana Mitreska do të publikohen gjatë dy javëve të ardhshme në rrjetet sociale. Në kuadër të kremtimit do të publikohen edhe dokumente të Arkivit të Bankës Popullore, lidhur me pavarësinë monetarë, që kanë vlerë historike të çmuar për historinë e Maqedonisë.