Shkup, 24 mars 2023
Sot, në ditën e fundit të Javës Globale të Parave, u mbajt finalja e garës kombëtare Kuizi Evropian i Parave 2023.
Në rrethin e parë u zgjodhën 3 ekipet më të mira të vendit nga gjithsej 391 ekipe të paraqitura nga 76 shkolla, të mentoruar nga 101 profesor. Në gjuhën maqedonase garuan 379 ekipe, ndërsa në gjuhën shqipe garuan 16 ekipe.
Në finalen e sotme, në të cilën morën pjesë 3 ekipet më të mira nga rethi i parë, u zgjodh ekipi kombëtar më i mirë.
Ekipi fitues që do të përfaqësojë vendin tonë në finalen evropiane më 16 Maj në Bruksel, Belgjikë janë dy nxënësit Kiril Kitevski dhe Kristijan Llazaroski nga SHFK “Mite Bogoevski” – Resnjë me mentore Sonja Strezovska. Vendin e dytë fituan Bllagoja Trajçeski dhe Teodora Trposka nga SHMKE “Jane Sandanski” – Manastir me mentore Biljana Koçovska, ndërsa në vend të tretë ishin Nikolla Pavllovski dhe Darija Jakimovska nga SHF “Goce Delçev” – Ilinden, me mentore Dançe Nacevska.
Vendi ynë për të pestën herë është pjesëmarrëse në këtë projekt të Federatës Bankare Evropiane, i destinuar për edukim financiar të nxënësve të moshës 13 - 15 vjeç.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}